• |
ide | kryesore

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Sa do të shitet nafta, benzina e gazi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Cmimi-naftes-ne-Shqiperi-ulet-me-3-leke-ne-bote-30-per-qind-620x360.jpg



Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 8 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 08.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

207 Lekë/litri për gazoilin;
193 Lekë/litri për benzinën;
103 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 08.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
219 Lekë/litri për gazoilin;
205 Lekë/litri për benzinën;

115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 08.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.



7 Comments

  1. ate qe duan me shume shqipetaret levizin shyme me automjete dhe nafta eshte nje nga produktet me te perdorura dhe qe na vjen ekonomia

  2. Bordi po mundohet te mbaje nen kontrroll cmimet e naftes dhe nenprodukteve te saj , kriza eshte ne gjithe boten jo vetem ne shqiperi kuptojeni sado pak kte gje

  3. Bordi i trasparences po ben nje pune shume te mire me mbajten nen kontroll te cmimeve edhe abuzimeve te ndryshme

  4. Bordi i transparences po ben te pamundure per te mbajtur nen kontroll cmimet qe kane ndikuar nga lufta. Dhe pse ne krize transparenca me popullin eshte gjeja kryesore!! Bravo

  5. Cmimet po mbahen te qendrueshme, tregtaret nuk po kane mundesi te abuzojne dhe qytetaret po ndihmohen.Cfare duhet te beje me qeveria?!?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *