• |
ide | kryesore

Britania dëshiron të udhëheqë procesin për arrestimin e Putin-it

Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Parlamenti britanik bëri thirrje për njohjen e Vladimir Putin-it (presidenti i Federatës Ruse) dhe ushtrisë ruse si terroristë. Gjithashtu, parlamenti dëshiron të udhëheqë procesin e lëshimit të një urdhër-arresti ndërkombëtar për arrestimin e presidentit rus.Kështu deklaroi deputetja britanike Layla Moran në një koment për Guildhall.

“Putin dhe ushtria e tij po vrasin ukrainas të pafajshëm. Ato sanksione që vendosëm ishin jashtëzakonisht të nevojshme, por ne nuk mund të ndalemi me kaq ndërkohë që ukrainasit po vriten masivisht”, theksoi Moran.

Ajo vuri në dukje se Mbretëria e Bashkuar duhet të udhëheqë thirrjet që Gjykata Penale Ndërkombëtare të vendosë për ndalimin e Putin-it.

“Është koha për të trajtuar ushtrinë dhe mercenarët e Putin-it ashtu siç i trajtojmë terroristët, duke përdorur rregulloret përkatëse të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Ne duhet të drejtojmë thirrjet që Gjykata Penale Ndërkombëtare të lëshojë një urdhër arresti ndërkombëtar për Putin-in”, shtoi deputetja britanike.

Më herët, u bë e ditur se 46 vende anëtare të UNESCO-s do të bojkotojnë mbledhjen e Komitetit të Trashëgimisë Botërore.

Kjo e fundit drejtohet nga Rusia./AP



10 Comments

  1. Po hajde udha e mbare ju qoft, te shkojne ta provojne se ku i dihet mbase arrestojne pidhin a plakes vet. Ku kujtojne keto se po shkojne, te arrestojne Taulant Ballen kshu?:)

    1. ata e dijne ku shkojne, se bene ukrainen ti resistonte dhe te fitonte kunder mostres kurve te kremlinit, po ti di gje cfare komenton?

      1. O boss, une ngaqe di ca komentoj thashe qe s’po shkojne te arrestojne Taulant Ballen. Nejse, se ceshtja “rezistimit dhe fitimit” eshte pak me e nderlikuar dhe nuk eshte kaq bardh e zi. Putini ka haracet e veta por une uroj mos te vriten akoma me shume njerez per nje aktor-president marionete ne duart e te tjereve.

        1. Bosi, le ta dlejme pacifizmin se nuk besoj se te dhem shume per ta. Ukrahina po lufto edhe per ne ndryshe na erdhi putin ne Tirane bashke me vllaun Vucic , dhe ramleshi me lule do ti presi

  2. Po kush te merr persiper ty more zhuls. Putini po ti doje loqja e merr kete vend me shqiptaret pa prure asnje rus. Behet shpejt shqipo mercenar. Si i thane ne 90 do te vije ceku i bardhe dhe yxhym fillim nga 0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *