• |
ide | kryesore

Bruce Willis bën daljen e parë pasi njoftoi sëmundjen nga e cila vuan

-Instant, Paparazzi, Slider



Bruce Willis dukej i buzëqeshur teksa përqafohej me gruan e tij në disa foto prekëse. Kjo është shfaqja e tij e parë publike që kur njoftoi diagnozën e dhimbshme të afazisë.

“Mami dhe babi në habitatin e tyre të preferuar”, i mbishkroi Emma Heming Willis dy imazhet që postoi në Instagram.

Fotografitë janë shkrepur nga vajza 10-vjeçare e çiftit, Mabel Ray Willis, kur çifti festoi 13-vjetorin muajin e kaluar, të ulur në një trung në pyll.

Emma ka falënderuar fansat për dashurinë e tyre të madhe pasi njoftoi se aktori 67-vjeçar u diagnostikua me afazi, një gjendje që ndikon në aftësinë për të komunikuar.

Sipas Page Six, Willis kishte pasur probleme me memorizimin e rreshtave të tij në setet e filmave të fundit.

Willis dhe Heming u martuan në mars 2009 dhe kanë dy vajza së bashku: Mabel dhe Evelyn, 7 vjeçe.

Aktori ka gjithashtu tre vajza – Rumer, 33 vjeçe, Scout, 30 dhe Tallulah, 28, me ish-bashkëshorten Demi Moore, me të cilën ai ka qenë i martuar nga nëntori i 1987-ës deri në tetor të vitit 2000.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *