• |
ide | kryesore

Fejohet këngëtarja e njohur

-Instant, F1, Paparazzi



Avril Lavigne ka zbuluar së fundmi se  është fejuar me këngëtarin  Mod Sun.

“Oui! Je t’aime pour toujours.Dimanche. 27. Marsi. 2022,(Po! Të dua përgjithmonë. E diel 27 Mars 2022)”, shkroi  Lavigne poshtë fotove të ciftit në Paris gjatë fejesës së tyre.

Ndërsa,këngëtari i i ka kushtuar  një poezi gruas së tij të ardhshme në Instagram  duke bërë të ditur lajmin.

“Ditën që u takuam e dija që ti ishe e duhura.
Së bashku përgjithmonë derisa të mbarojnë ditët tona.
Unë pashë një ëndërr ku të propozova në Paris.
Nxora një unazë + të kërkova ta vendosje
Isha në një gju ndërsa shikoja  sytë e tu.
Je shumë e bukur për të të përshkruar me fjalët e mia.
Të kapa dorën dhe thashë
‘Do të martohesh me mua?’ + ajo tha ‘po’.”

“Të dua Avril ”, përfundoi ai.

Mod Sun më parë ka qenë i lidhur me Bella Thorne dhe Tana Mongeau, ndërsa Lavigne, e martuar me këngëtarin e Sum 41, Deryck Whibley nga viti 2006 deri në 2010. Menjëherë pasi u finalizua divorci i tyre, ajo u takua me Brody Jenner për dy vjet dhe më pas u martua me këngëtarin e Nickelback, Chad Kroeger. në vitin 2013, një bashkim i cili gjithashtu përfundoi me divorc.Këngëtarja ka qenë  gjithashtu  në lidhje me miliarderin Phillip Sarofim për një vit, duke u ndarë në vitin 2019./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *