• |
ide | kryesore

Lista e Forbes/ Njihuni me femrën më të pasur në botë

-Instant, Paparazzi, Slider



Për të dytin vit radhazi në listën e “Forbes ” të miliarderëve, gruaja më e pasur e planetit është trashëgimtarja e L’Oréal Françoise Bettencourt Meyers nga Franca.

Me vlerë rreth 74.8 miliardë dollarë, Bettencourt Meyers është rreth 1.2 miliardë dollarë më e pasur se një vit më parë, duke e bërë atë personin e katërmbëdhjetë më të pasur në botë

Qytetarja franceze 68-vjeçare është nënkryetare e bordit të L’Oréal, kompania më e madhe në botë e kozmetikës dhe bukurisë, të cilën gjyshi i saj kimisti Eugène Paul Louis Schueller e themeloi në vitin 1909. Bettencourt Meyers u rendit për herë të parë në listën e miliarderëve të Forbes në 2018, pasi nëna e saj, Liliane Bettencourt, në atë kohë gruaja më e pasur e planetit vdiq në vitin 2017 në moshën 94 vjeçare.

Në vitin 2007, Bettencourt Meyers paditi publikisht François-Marie Banier, një mik i ngushtë i nënës së saj, për dyshimin se kishte marrë më shumë se 1 miliard dollarë vlera e dhuratave nga e moshuara. Banier më vonë u dënua me tre vjet burg dhe u urdhërua të dëmshpërblente me shumën 16.5 milionë dollarë Betencourt dhe familjen e saj.

Bettencourt Meyers dhe familja e saj zotërojnë rreth 33% të aksioneve të L’Oréal. Ajo ka qenë anëtare e bordit të kompanisë që nga viti 1997. Dy djemtë e saj, Jean-Victor Meyers dhe Nicolas Meyers, janë gjithashtu në bord. Si prodhuesi më i madh në botë i bukurisë, L’Oréal zotëron më shumë se 35 marka të kozmetikës, kujdesit të lëkurës dhe kujdesit personal.

Kompania 100-vjeçare ka vazhduar të qëndrojë e freskët nëpërmjet teknologjisë dhe blerjeve. L’Oréal vazhdon të blejë marka indie dhe të krijojë aleanca strategjike për të qëndruar në krye të tendencave.

Në përgjithësi, grupi i kompanive të L’Oréal gjeneroi më shumë se 35 miliardë dollarë të ardhura në vitin 2021 dhe kompania punëson 85,000 njerëz në mbarë botën. Bettencourt Meyers është gjithashtu presidente e fondacionit filantropik të familjes së saj, i cili përkrah rolin e Francës në përparimin e shkencave dhe arteve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *