• |
ide | kryesore

Rikthehet pas 30 vitesh ‘Pink Floyd’

-Instant, F1, Paparazzi



Grupi i njohur Pink Floyd është rikthyer pas 30 vitesh për të mbledhur para për popullin e Ukrainës.

Grupi do të publikojë një këngë të re të titulluar “Hey Hey Rise Up”  e cila përfshin anëtarët e Pink Floyd, David Gilmour dhe Nick Mason, si dhe këngëtarin ukrainas Andriy Khlyvnyuk i grupit BoomBox. Roger Waters, i cili u largua nga grupi në vitet 1980, nuk është i përfshirë.

Kënga paraqet Khlyvnyuk duke kënduar një këngë patriotike ukrainase nga një klip që ai regjistroi përpara Katedrales së Shën Sofisë në Kiev dhe e postoi në mediat sociale.Gilmour, i cili performoi me BoomBox në Londër në vitin 2015, tha se videoja ishte “një moment i fuqishëm që më bëri të dëshiroja ta vë në muzikë”.Pas pushtimit të Rusisë, Khlyvnyuk ndërpreu një turne në SHBA për t’u kthyer në Ukrainë dhe për t’u bashkuar me një njësi të mbrojtjes territoriale.Gilmour tregoi se foli me Khlyvnyuk, i cili po shërohej në një spital nga një dëmtim.  “Unë i luajta atij një pjesë nga kënga në linjën telefonike dhe ai më dha bekimin e tij. Ne të dy shpresojmë të bëjmë diçka së bashku personalisht në të ardhmen.”

Kënga do të publikohet të premten dhe grupi deklaroi se të ardhurat do të shkojnë për Fondin e Ndihmës Humanitare të Ukrainës.

“Ne duam të shprehim mbështetjen tonë për Ukrainën dhe në këtë mënyrë të tregojmë se shumica e botës mendon se është krejtësisht e gabuar që një superfuqi të pushtojë vendin e pavarur demokratik që është bërë Ukraina”, tha Gilmour.

Pink Floyd u themelua në Londër në mesin e viteve 1960 dhe ndihmoi në krijimin e skenës psikedelike në Mbretërinë e Bashkuar përpara se të publikonte albumet me ndikim të viteve 1970, duke përfshirë “The Dark Side of the Moon”, “Wish You Were Here” dhe “The Wall”.Anëtari origjinal, Waters u largua në 1985, dhe anëtarët e mbetur të Pink Floyd regjistruan për herë të fundit së bashku  albumin “The Division Bell” të vitit 1994. /Lapsi.al

Pink Floyd before the Dark Side – Around the edges



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *