• |
ide | kryesore

Tjetër mizori ruse, zbulohet varri masiv në Ukrainë me 132 civilë

Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Mizoritë ruse në Ukrainë nuk kanë të ndalur, teksa prej 44 vitësh vijon agresioni ushtarak.

Një tjetër masakër si ajo e Bucha-s është evidentuar në Makarov, në afërsi të Kievit.

Kryetari i Bashkisë atje, Vadym Tokar, ka thënë se ka gjetur 132 trupa civilësh brenda një varreze masive.

Viktimat janë vrarë nga ushtarët rusë, të cilët javët e para mësyn me egërsi në këto zona.

Kryebashkiaku ka thënë po ashtu se gjysma e qytetit është shkatërruar plotësisht.

Sakaq, vlen të përmendet se të shtunën u publikuan detaje nga masakra e Bucha-s, ku u gjetën në varre masive trupat e 400 civilëve.

Pamjet shokuese u shpërndanë me shpejtësi në rrjete sociale dhe u dënuan nga liderët e vendeve Perëndimore.

Thuajse të gjithë njëzëri, bënë thirrje nga instancat përkatëse që të hetojnë rastin, ndërsa pritet të ngrihen akuza për krime lufte ndaj drejtuesve të Kremlinit.



14 Comments

  1. ju lutem nqs eshte e mundur a mund te me shpjegoni si ka mundesi qe deri me tani lajmet tregonin per fitimin e luftes nga ukrainasit me mbi 40 mije ushtare ruse te vrare nga top modelet seksi dhe te helmuar me biskota dhe nga plakat patriote 100 vjeçare te kiemi kete terror rus????!!!! dhe ne mes te ketij terrori te kemi vizita nga kryeminsta dhe kryekryeminsta te plakes evrope ne kiev?!?!?!?!!?

    1. Ku i gjete 40 mije ushtare te vrare ti? I pe ne enderr?
      Deri tani Ukrahina deklaron qe ka vrare 19 mije ushtar Rus, ndersa SHBA thote qe numri real eshte diku rreth 12 mije te vrare dhe rreth 20-35 mije te plagosur.
      Po pse te duket budalla ty Putini qe te sulmoi dhe te vrasi kryeministrat e vendeve te NATO-s. Te vrasesh kryeministrin e nje vendi eshte njesoj si ti deklarosh luft atij, keshtu filloi lufta e 2 Boterore.

    1. Ukrahina, or ti po ben ate qe te tjeret nuk e bene, i shkelyu bythen bishes kuqe qe mbahej per superfuqi! I lumte, trima dhe te organizuar..

  2. Me viktimat nuk mund te tallesh,vetem te jesh pa shpirt.
    Fajin e kane politikanet,po populli eshte gjynah,u prehshin ne paqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *