• |
ide | kryesore

Afera e inceneratorëve, arrestohet sapo shkel në Rinas, Etleva Kondi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka arrestuar Etleva Kondin menjëherë pasi ka shkelur në tokën shqiptare në Rinas. Emri i saj ishte pjesë e listës me 9 persona për të cilët SPAK lëshoi urdhër arreste në kuadër të aferës së inceneratorëve.

Nëntë urdhër arrestet e SPAK u ekzekutuan mëngjesin e 29 marsit në qytete të ndryshme të vendit. Një ndër qytetet më të goditura ishte Fieri për shkak të aferës me inceneratorin atje.

Policia nuk e gjeti Kondin në shtëpi mëngjesin e 29 marsit pasi ndodhej për kurim në Itali. Mësohet se ajo është arrestuar dje sapo ka zbritur në Rinas.

Kondi akuzohet për “shpërdorim detyre” pasi rezulton se ka qenë pjesë e komisionit për miratimin e licencave të inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit. GJKKO ka dhënë për të masën e sigurisë “arrest shtëpiak”. Pritet rikonfirmimi i masës dhe dërgimi i Kondit në shtëpi ku pritet të qendrojë deri në përfundim të gjykimit nga GJKKO mbi aferën e inceneratorëve.



4 Comments

  1. Hajde se te gjithe ne Rrogozhine part-time te burgu i Sjame Qorrit do te perfundoni, duke luajtur kazino online!
    NJa 6 muaj dhe pastaj sherbim prove – dhurate nga Spaku i Yuristes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *