• |
ide | kryesore

“Goli i Skukës i parregullt, goditje nga arbitrat. Dorëzohet Arapi: “Forca jonë kjo është”

-Instant, Sport



“Deri në momentin që pësuam golin, Partizani nuk kishte asnjë rast. Po të quhej gol i rregullt ai gol, ndoshta do të flisnim ndryshe”. Renato Arapi nuk e përmban zemërimin për mënyrën si shkoi ndeshja, duke sulmuar arbitrimin e Hamitit. “Forca jonë reale kjo është. Do të mundohemi të marrim maksimumin me këto mundësi që kemi. Goditjet nga arbitrat ndikojnë tek morali dhe ana psikologjike”.

Tekniku i Teutës insiston në episodet kundër që e kanë vënë në vështirësi të madhe renditjen e durrsakëve: “Janë moment që mund të ndryshojnë rrjedhjen e kampionatit. Edhe në Shkodër, mund të shkonte loja 3-3. Unë i qëndroj mendimit që lojtari i Partizanit, ishte pozicion jashtë loje kur kapi topin. Goli i Skukës ishte pocizion jashtë loje, ky është mendimi im, edhe gabohem. Nuk ishte i qëllimshëm topi mbrapa, ishte dyluftim”, përfundoi tekniku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *