• |
ide | kryesore

Moti për sot, vijon rritja e temperaturave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kjo e shtunë do të jetë në ndikimin e vlerave të lartë barike të cilat do të sjellin deri në orët e mesditës dhe pasdites mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të lehta vranësirash.

Në orët në vijim parashikohet që në territorin Shqiptar vranësirat të shtohen gradualisht, duke bërë që gjatë mbrëmjes dhe natës të jemi në dominimin e vranësirave të shumta.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të rriten në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova mbetet në dominimin e motit të qëndrueshëm për gjatë gjithë ditës duke sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta deri në orët e pasdites. Ndërsa mbrëmja dhe nata sjellin shtim të vranësirave POR nuk do të gjenerojnë reshje në territor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *