• |
ide | kryesore

Për Dinamon ndeshja e të vërtetës: Vllaznia e Partizani ‘shtyhen’ për Europën

-Instant, F1, Sport



Një kaos në zyrat e sektorit të garave në FSHF ka bërë që kalendari i javës së 28 të Superiores, në të cilën janë programuar sfida shumë delikate mbi të gjitha për zonën Europiane, të pësojë transformime që kanë prodhuar tre variante, deri në atë përfundimtarin. Fillimisht ishte planifikuar të luheshin tre ndeshje të shtunën e dy të dielën me betejën më të ashpër, atë për mbijetesë mes Dinamos e Kastriotit që duhej të luhej të shtunën. Ndoshta për shkak të ngarkesës emocionale që ka ndeshja, me blutë në zonën e rënies me 23 pikë e krutanët 8 pikë para tyre në atë të shpëtimit, kanë bërë që ndeshja të spostohet për të hënën, e vetmja që do të luhet atë ditë, duke e lënë pjesën tjetër të kalendarit të pandryshuar me Partizanin që do të presë Teutën dhe Vllazninë që hap dyert e Loro Boricit për tu ndeshur me Lacin në orën 16.45.

Por duke qenë se si të kuqtë, ashtu dhe skuadrat që përplasen në Shkodër e kanë të lidhur objektivin, për të arritur një vend në Europë, ka ardhur edhe ndryshimi i radhës. Në kohën kur skuadra e Mehmetit është një pikë pas kuqebluve, që sfidojnë Lacin e vendit të dytë, që pozicionohet 7 pikë mbi Vllazninë, në të njëjtën ditë është thirrur të luajë edhe skuadra tjetër që luan për Europën, Kukësi që përplaset me Egnatian. Formacioni i Longos është i treti pesë pikë para Vllaznisë dhe dy pas bardhezinjve, kështu që sektori i garave e pa të udhës të luajnë në të njëjtën ditë, edhe pse jo në të njëjtin orar, me kuksianët në fushë në orën 13.45. Kështu, me tre ndeshje që do të luhen të shtunën, kanë bërë që të dielën të luajë vetëm sfida e ekstremeve të renditjes, me Skënderbeun e vendit të fundit që do të presë në Korcë Tiranën kryesuese.

Ndërsa të hënën mbetet përsëri sfida e mbijetesës mes Dinamos e Kastriotit, që për nëndetësen e Vanolit ka vetëm një rezultat fitoren, në të kundërt është katastrofë, kur kampionati është futur në fazën e katërt e të fundit të tij…

SUPERIORE, JAVA E XXVIII
09/04/22
Kukësi          13 : 45 Egnatia
Partizani      16 : 45 Teuta
Vllaznia        16 : 45 Laçi
10/04/22
Skënderbeu 16 : 45 Tirana
11/04/22
Dinamo        14 : 45 Kastrioti



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *