• |
ide | kryesore

“Skifteri” i banesave, arrestohet 26-vjeçari në Dibër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 26-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi dyshohet si autor i disa vjedhjeve. Në pranga është vënë F. K., 26 vjeç, banues në Peshkopi.

Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe provat e sekuestruara, dyshohet se 26-vjeçari, është autori disa vjedhjeve. Gjatë orëve të vona të natës, ai dyshohet se ka kryer disa vjedhje në fshatin Arras dhe në qytetin e Peshkopisë (në një kancelari dhe në banesa)

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky person.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *