Kryeministri britanik Boris Johnson ka udhëtuar në Kiev për t’u takuar nga afër me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe për të treguar solidaritet për popullin ukrainas. Dy liderët kanë diskutuar për mbështetjen e Britanisë së Madhe në Ukrainë ndërsa kryeministri Boris tha se do të ofrojë një paketë të re financiare dhe ushtarake për Ukrainën.
Nënkryetari i zyrës së presidentit ukrainas, Andriy Sybiha bëri një postim në Facebook ku thoshte se Johnson dhe Zelensky po bëjnë një takim “kokë më kokë”.
“Britania e Bashkuar është lider në mbështetjen e mbrojtjes për Ukrainën. Lider në koalicionin kundër luftës. Lider në sanksionet kundër agresorit rus,” shkroi ai.
Kujtojmë se në Ukrainë ishte edhe kryetarja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, e cila vizitoi Buchan, ku pas tërheqjes së trupave ruse, e gjithë bota pa mizoritë që kishin kryer atje trupat e Moskës.
keto takime jane ne Kiev apo ne ndonje rezidence qeveritare (te ndonje oligarku ukrainas) ne Poloni apo gjetkw ?!?!?!?!?!