• |
ide | kryesore

Will Smith larg çmimeve Oscar për 10 vite

-Instant, Paparazzi, Slider



Will Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në çmimet Oscars për 10 vitet e ardhshme, për shkak të goditjes me shuplakë komedianit Chris Rock në skenë gjatë ceremonisë së këtij viti. Lajmi është publikuar këtë të premte nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit në një deklaratë për CNN.

“Bordi i Guvernatorëve ka vendosur, që për një periudhë 10-vjeçare, nga 8 prilli 2022, Will Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë personalisht ose virtualisht në asnjë ngjarje apo program të Akademisë, por pa u kufizuar në çmimet e Akademisë”,- thuhet në njoftimin e Akademisë.

“Ne duam të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për z. Rock, për ruajtjen e qetësisë së tij në rrethana të jashtëzakonshme. Ne duam gjithashtu të falënderojmë mikpritësit, të nominuarit, prezantuesit dhe fituesit për qëndrimin e tyre gjatë transmetimit televiziv”.

Gjithashtu, Akademia vendosi që Smith të mbajë Oscarin e tij për rolin në filmin “King Richard”.

Vendimi u mor gjatë një takimi të Bordit të Guvernatorëve, i planifikuar fillimisht më 18 prill, por u përshpejtua pasi Smith dha dorëheqjen nga Akademia pak ditë më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *