• |
ide | kryesore

Agjërimi seksual, metoda e panjohur që çiftet aplikojnë së fundmi

Arkiva, Lapsi Leaks



Ideja e “agjërimit seksual” ose heqjes dorë nga seksi mund të duket diçka e papërshtatshme, por kohët e fundit një sërë ekspertësh argumentojnë se kjo praktikë mund të sjellë përfitim të madh në një lidhje dashurie.

Edhe Kourtney Kardashian e provoi këtë metodë. 42-vjeçarja tha se ajo dhe i fejuari i saj Travis Barker aplikuan “pastrimin seksual” dhe se një nga komponentët ishte i ashtuquajturi “agjërim seksual”.

Është abstenim nga seksi me partnerin për një kohë të gjatë.

Kardashian tha se, edhe pse ishte çmenduri, ajo përvojë në fakt përmirësoi gjithçka në raportet mes tyre. Agjërimi seksual është diçka që këshilltarët e marrëdhënieve ua këshillojnë çifteve që kanë probleme intimiteti.

“Agjërimi seksual mund të jetë një nga mënyrat që çiftet të rindezin pasionin për njëri-tjetrin” – thotë psikologia Dr. Madeleine Mason Roantree.

“Mund të jetë një ndihmë e veçantë për çiftet, jeta seksuale e të cilëve nuk ekziston. Truku është që të dyja palët të përballen me abstinencën”, – shtoi ajo.

“Në këtë mënyrë ju bëni një gjumë të mirë kur keni ditë të ngarkuara dhe ndiheni mirë të nesërmen. Më pas, kur të keni më shumë energji, mund t’i përkushtoheni plotësisht njëri-tjetrit.

Gjithashtu, është shumë emocionuese të ndash sërish një shtrat me dikë, të ndjesh dikë të shtrirë pranë vetes” – shpjegoi ajo. /Telegrafi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *