• |
ide | kryesore

Jada Pinkett Smith shfaqet për herë të parë në publik pas incidentit në Oscars

-Instant, Paparazzi, Slider



Jada Pinkett Smith është parë për herë të parë në publik që nga incidenti i bashkëshortit të saj Will Smith dhe Chris Rock në Oscars.

Aktorja u shfaq së bashku me krijuesin e “Grey’s Anatomy”, krye shkrimtaren dhe producenten ekzekutive Shonda Rhimes dhe aktoren pesë herë fituese të çmimit Emmy nga i njëjti serial Debbie Allen për hapjen madhështore të Qendrës së Arteve Performuese Rhimes në Los Anxhelos të shtunën mbrëma.Ajou fotografua gjithashtu përkrah Samuel L. Jackson dhe gruas së tij LaTanya Richardson Jackson.

Vendi i ri prej 24,000 metrash katrorë do të presë Akademinë e njohur të kërcimit Debbie Allen dhe do të shfaqë disa studio, duke përfshirë një për Smith dhe Pinkett , sipas Broadway World.

Jada ka qëndruar e heshtur që kur Will goditi prezantuesin Chris Rock gjatë transmetimit të Oscars pasi komediani bëri  një shakapër Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.Aktori është përjashtuar nga të gjitha ngjarjet e Akademisë për 10 vjet , por ai do të mbajë Oscarin për aktorin më të mirë që fitoi për rolin e tij në “King Richard”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *