• |
ide | kryesore

(VIDEO) Arrestohet trafikanti shqiptar i kokainës në Ekuador

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas arrestimit të shqiptarit të rrezikshëm të kapur në Ekuador, kanë dalë edhe pamjet e çastit të shoqërimit nga policia të 55-vjeçarit Nezdet Vokshi, i cili paraqitet me pranga në duar dhe dy efektivë që e shoqërojnë të armatosur rëndë. Vokshi kërkohej nga Interpoli për trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Policia në vend mori informacion se 55-vjeçari Nezdet Vokshi jetonte në një periferi të Guayaquilit, qyteti më i madh i Ekuadorit dhe prej nga trafikohet pjesa më e madhe e kokainës. Vokshi u arrestua pranë një karburanti teksa po udhëtonte për në shtëpi me makinën e tij Ford. Ai pritet të ekstradohet në Holandë.

I regjistruar zyrtarisht si tregtar i fruta-perimeve, ai u vu në shenjën e kuqe të Interpolit disa javë më parë si i dyshuar për trafik droge të forta. Ky nuk është arrestimi i parë i Nezdet Vokshit – ai është vendosur në pranga në Peru në vitin 2012 me kërkesë të autoriteteve belge, por atëherë u arratis me familjen në Ekuador përpara se të mund të ekstradohej në Belgjikë.

Ai gjithashtu supozohet të jetë ende duke vuajtur dënimin në mungesë për kontrabandë kokaine të dhënë në vitin 2011, kur ishte përfshirë në importin e 400 kilogramëve kokainë përmes portit të Antëerpen. V. Tashmë do t’i duhet të vuajë këtë dënimin në Belgjikë nëse ekstradohet në Holandë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *