• |
ide | kryesore

Video/ Gol nga porta në portë në fund të ndeshjes: portieri i Modenas godet nga 80 metra e i jep 3 pikë emilianëve

-Instant, Sport, Video



Një çmenduri ajo që ndodhi pasditen e së shtunës në Modena, në ndeshjen mes vendasve dhe Imoleses e vlefshme për javën e 36 të grupit B të Serie C. Në fund të 90 minutave, me rezultatin e bllokuar në 1-1, kanarinat gjetën golin fitues falë portierit të tyre Riccardo Gagno, i cili praktikisht shënoi nga zona e tij e penalltisë.

Në minutën e 90 të ndeshjes Modena-Imolese, me emilianët të dëshpëruar për një gol që do të thoshte 3 pikë dhe një hap shumë i rëndësishëm drejt ngjitjes direkt në Serie B, portieri Riccardo Gagno u bë gati të niste një nga sulmet e fundit në portën e Imoleses. Gjithsesi goditja e 24 vjecarit ishte aq e fuqishme sa u kthye në një goditje të vërtetë në portë, e cila falë edhe një përplasje me fat befasoi portierin Rossi duke përfunduar në rrjetë.

Gëzim i përzier me mosbesim te lojtarët e Modenas, të cilët vrapuan të gjithë për të përqafuar portierin e tyre. Në fund të fundit, të shohësh të shënojë një portier është një ngjarje shumë e rrallë në vetvete. Nëse kjo ndodh pastaj me një goditje nga mbi 80 metra, bëhet diçka e paharrueshme. “Më duhet ende të kuptoj se çfarë ndodhi”, tha Gagno pas ndeshjes. “Nuk di si ta shpjegoj, është një emocion i papërshkrueshëm. Sapo pashë topin të hynte në rrjetë i thashë vetes ‘nuk e besoj’”. Portieri i Modenas më pas shpenzoi fjalë të bukura për kolegun e tij Rossi, sigurisht jo i pafajshëm në rastin e golit të çmendur: “Më vjen keq për të, as nuk di çfarë fjalë të përdor për t’i dhënë zemër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *