• |
ide | kryesore

Video/ “Ronaldo shkatërron smartfonin e dikujt”: video e CR7 pas humbjes me Everton bëhet virale

-Instant, Sport, Video



Një tjetër figurë e keqe për Manchester United, këtë herë i mundur në Goodison Park me rezultatin 1-0 ndaj një Everton në krizë rezultatesh dhe në luftë të plotë për të mos rënë nga kategoria. Padyshim që tensioni në shtëpinë e “Djajve të Kuq” është i dukshëm dhe nuk kursen as futbollistin e tyre më përfaqësues, Cristiano Ronaldo. Portugezi, duke dalë nga fusha në fund të ndeshjes, u bë protagonist i një gjesti të shëmtuar ndaj një tifozi. Një episod që është filmuar në video dhe është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale.

Ka mjaftuar një video prej vetëm 5 sekondash, e publikuar në rrjetet sociale, për ta futur në qendër të polemikave Cristiano Ronaldon. Në fakt, në fundin e ndeshjes së humbur me Everton, portugezi, dukshëm nervoz dhe sërish protagonist i një paraqitje zhgënjyese, pati një reagim të pahijshëm ndaj një tifozi të vendasve, i cili me shumë mundësi nuk i ka rezervuar fjalë dashamirëse sulmuesit.

Në videon në fjalë, duket CR7 që në hyrje të tunelit të dhomave të zhveshjes, me një goditje i rrëzon diçka nga dora një tifozi, me sa duket një smartphone. Pamjet nuk tregojnë qartë se cilin objekt goditi portugezi, por gjesti i tij i zemëruar është më se evident. Videoja e publikuar në internet me titullin “Ronaldo që shkatërron smartfonin e dikujt”, u bë menjëherë virale.

MANCHESTER DO HETOJË ÇËSHTJEN
Përhapja e shpejtë e videos e detyroi Manchester United të mbajë qëndrim për këtë çështje. Sipas raporteve nga SkySports Uk, klubi njoftoi se ishte “në dijeni të videos” dhe po “heton incidentin që përfshin Cristiano Ronaldon e një telefon celular në Goodison Park”. Një histori që ngjan shumë me atë që kishte si protagonist sulmuesin argjentinas Jonathan Calleri, që luan në San Paolo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *