• |
ide | kryesore

A i trembet apo e kontrollon SPAK-un, Edi Rama?

-Instant, 1, Arkiva, Ide
andi bushati



Fjalimi i Edi Ramës në kongresin e PS, i mbushur me aludime dhe shantazhe për SPAK, i ka përndezur pjesën më të madhe të opozitarëve, duke lënë të kuptohet se kryeministri po i trembet hetimit të prokurorisë speciale, sidomos për aferën e inceneratorëve. Akuzat e tij për zv/ministren që e dënuan vetëm “për një arkë peshk”, dorëzimi pa kundërshtime i dy ish deputetëve dhe paralajmërimi se të gjitha këto nuk duhen marrë si dobësi, në pamje të parë të lënë përshtypjen se kryeministri ndihet i trembur. Këtë ndjesi e shtoi edhe paraqitja e tij në “Opinion”, ku bëri sikur shkalloi, duke braktisur studion, me të njëjtën taktikë që ka përdorur edhe më parë kur është pyetur për inceneratorët, ose kur është dashur të përballet me protestat e studentëve dhe skandalin e tenderit me letra fallco të unazës së re.

Pra versioni që po qarkullon mes shumë opzitarëve është ai se frika po e detyron Ramën të kërcënojë SPAK.

Kjo mund të jetë një hipotezë, por pranimi i saj pa e vrarë mendjen krijon një paradoks, sepse ligjërimi kryesor i kundërshtarëve dhe kritikëve të kryeministrit deri më tani ka qenë se ai e kontrollon drejtësinë, natyrisht dhe SPAK-un dhe për rrjedhojë nuk ka pse frikësohet prej tyre. Shembujt janë të shumtë. Mënyra se si u mbyll dosja e vjedhjes së votave në Dibër, se si u varros skandali i përdorimit të të dhënave personale të 900 mijë qytetarëve nga patronazhistët, apo se si u shndërrua në një nga “heronjtë e fëmijve tanë”, prokurori që gënjeu publikisht për të fshehur krimin elektoral të Elbasanit, dëshmojnë për kapjen e SPAK-ut.

Po atëherë kush nga versionet qëndron: Ai që opozita përsërit si refren prej kohësh, apo ky i tanishmi që e vizaton shefin e qeverisë si dikë që po përdor shantazhin për të ruajtur kokën e vet?

Përgjigjja më e saktë është diku në mes. Natyrisht Rama nuk trembet për vete dhe as për pushtetin e tij. Ai i ka shtrirë prej kohësh tentakulat në sistemin e ri të drejtësisë për të mos vuajtur sot nga telashe të tilla. Por thënë këtë, ai nuk kontrollon gjithçka. Sistemi që po ngrihet ka sponsorë të fortë SHBA-në dhe BE-në, që kanë shpenzuar miliona nga taksat e qytetarëve të tyre. Ata duan të kenë me çdo kusht disa suksese, qoftë edhe sa për sy e faqe. Prandaj ata ushtrojnë presion nga ana e tyre. Duke parë për shembull aferën skandaloze të inceneratorëve dhe dokumentat që dëshmojnë për grabitje monstruoze, ata rrisin trysninë se nga pushteti duhet të bien disa koka turku.

Pikërisht fryte të kësaj drejtësie politike dhe të negociuar janë arrestime si ato të Lefter Kokës apo Alqi Bllakos, për të cilat kupola qeveritare qe njoftuar me kohë dhe i kishte marrë masat. Ajo pranoi parimin se duhej dorëzuar diçka për të mbrojtur të tërën.

Po atëherë si duhen kuptuar kërcënimet e shefit të qeverisë në kongresin e partisë së tij?

Ato nuk shprehin aspak ankthin e tij se situata mund t’i dalë jashtë kontollit. Ato duhen parë në perspektivën e marrëdhënies tërhiq e mos e këput të çdo negociate. Nga pozicioni i tij, Rama jep mesazhin se ai ka lëshuar mjaft dhe orienton SPAK-un se tani e ka radhën të vërtetojë ligjërisht akuzat e Blinkenit për Berishën, duke goditur edhe palën tjetër. Pra, ai nuk shantazhon se është trembur, por sepse do të fitojë më shumë nga një drejtësi e shndërruar në pazar.
Prandaj, pretendimi i opozitarëve optimistë, që e lidh sjelljen e Ramës me frikën nga afera e inceneratorëve nuk qëndron. Ai vërtet përdori të shtunën një gjuhë kërcënuese, por qëllimi i saj qe thjeshtë për të fituar më shumë në lojën me koka turku. ©Lapsi.al



29 Comments

  1. Si zakonisht Bushati me ide origjinale dhe qe nuk mund te kundreshtohen, nje analize qe i sherben kundershtareve te hajdutit! Flm! Z BUSHAT!

    1. O Zaho – na thuaj pak se ku jane mendimet origjinale ne kete artikull. Bushati hedh idete e tij qe nuk jane as mish e as peshk. Ka muaj pa pushim qe na thote perdite qe Rama kontrollon cdo gje. Sot thote qe nuk eshte i sigurt. Dhe Zaho na thote qe idhulli i tij Bushati ka ide jo vetem origjinale por dhe qe smund te kundershtohen nga askush. A thua se jemi ne kohen e Kapos!

  2. ARRESTOHET YMER GELBAZA KELLIRA,POLICIA E KAPI YMER G KELLIREN DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH LAL ERIT AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT ,DRITAN HALE’s,CARLO BOLES BOLINO DHE KRESHNIK SPAHIUT

  3. A mundet valle qe nje person totalisht nen kontrollin e ….. te kontrolloje Spak …?!
    Bushat. Mos bej diversion.

  4. A i trembet apo e kontrollon SPAK-un? Pyetje shume e veshtire ne fakt. Jo vetem qe e kontrollon Rama, por ate e kontrollon dhe kelyshi i vet Veliaj qe e turr SPAKUN si qen sulmi atyre qe jua prishin qejfin.

  5. Nuk mundemi që në krye të PD të rikthejmë një figurë që është konsumuar dhe çfarë risie të sjelli më në PD. Nuk mund të shkoj pas një “non grate”, pasi vetë Berisha personat që kanë qenë “non grata-s” ka kërkuar që të largohen nga politika. S’mund të bëjm përjashtim për Berishën

  6. SPAK eshte i kapur, pak i kapur, i pavarur, i kapur, i pakapur….. llogjika Bushatit si gjithmone, lart, poshte, majtas djathtas, nje kthese ketu e nje ndalese atje.

  7. “sindronin e Stokholmit”! Nga ky sindrom vuajnë të gjithë shqiptarët. Të cilët qëndruan 45 vite nën reegjimin komunist të Enver Hoxhës, dhe për çudi i besuan drejtimin e të parës parti opozitare, e djathtë quhet, PD-në një komunisti 24 karat si Sali Berisha. Madje dhe kur e nxorën me armë më 1997, e rikthyen me votë në 2005, tetë vite më vonë. Pjesa tjetër është histori.

  8. Bushat nuk ke se nga hedh peshtymen se te bie kokes.
    Ke te besosh Meten qe qelbet edhe kur merr fryme apo Berishen qe nuk la njeri gjalle apo Ramen qe kendon lakuriq?
    Analiza qendron si konteks por jo si zgjidhje.
    Jo SPAK-u por kushdo qe te vije ne Shqiperi do perballet me ndyresira qe prodhohen cdo dite.
    E gjithe media ,nga do qe ta shikosh jane bere specialiste per gjithcka,per Ukrahinen,per grurin,per armet,per kurvat,per opoziten etj etj dokrra .
    Ceshtja eshte qe media eshte pjese perberese e kesaj ndyresire qe gatuhet cdo dite.

  9. Nese USA e ka seriozisht qe te luftoje korrupsionin ne Shqiperi, atehere Rama ben mire te kete frike, shume frike.
    Nese dhe Yuri Kim e ka me gjasme, atehere populli shqiptar duhet t`ja mbathe nga syte kembet e ta lere bosh Shqiperine se do mbetet ne duart e krimineleve.

  10. Z. Bushati. Targetimi i Rames ndaj SPAK lidhet me deshtimin e operacionit nga DASH per “spastrimin” e PD dhe eksperimentimin e modelimit artificial te lidershipit te saj. Nderkohe qe Berisha jo vetem rezistoi presionin por po rikthehet fort me retoriken e tij karakteristike, kjo rrezikon “status quo” dhe paprekshmerine e pushtetit qe qarqet e Uashingtonit zyrtar i kane ofruar Rames ne kembim te aferave dhe interesave qe lidhen me gjeopolitiken dhe ekonomine e Shqiperise. Kuptohet, qe palet synojne te pensionohen me te ardhura dhe prona te majme. Shkurt, sa me shume afrohen zgjedhjet lokale, aq me i paprekshem politikisht behet faktori Berisha. Ndaj dhe Rama trysnon fort SPAK qe te stopoje dhe minoje”gjuetine” ndaj kucedres ne fuqi “Rilindja” dhe devijoje ndaj ish asaj te Berishes. Atij nuk i duhet gjithe SPAK nen kontroll. Por vetem nje prokuror dhe me ate shegertin e Elbasanit e ka nje “kamikaz” gati per shperthim!

  11. A i trembet apo e kontrollon SPAK-un, Edi Rama?

    Sot i gjati ine e kontrollon SPAK-un por duke ju trembur nje te nesermeje te pasigurt .
    Ai e kupton se e nesermja eshte e frikshme , jo nga SPAK-u por nga vendosmeria dhe serioziteti i USA se sa garanci , mbeshtetje dhe mbrojtje do ti jap prokuroreve te SPAK-ut .

  12. Berisha u soll si pushtues me selinë e PD-së, gjë që ka acaruar jo pak ish-kryeministrin, i cili ka kërkuar llogari edhe për kërkesën e Alibeajt ndaj Gjykatës së Apelit për të njohur ndryshimet e Kuvendit të PD në 18 dhjetor 2021, të cilat ndër të tjera përjashtojnë automatikisht nga partia personat e shpallur “non grata”. Ky vendim godet direkt Berishën dhe nëse gjykata e pranon, ai përjashtohet nga PD

  13. në 25 Mars z. Berisha na tha në zyrë se vendimet e gjykatave duhen respektuar, sot thotë pse ke ankimuar vendimin se gjykatat janë të Edi Ramës. Pra kur vendos në favor të Z. Berisha, gjykatat janë të mira, nëse rrezikon të bëjë drejtësi, ato janë të Edi Ramës. Kjo është qesharake.O shpellkar byrektor i salihut,byrek pa llale do hash o kurve e komunistit salih

  14. Për herë të parë, Rakipi e pa derën e Kuvendit në vitin 2013 kur duke kandiduar në Elbasan fitoi plot 12,110 vota. Bardhi duhet ta dijë se këto vota shkuan në favor të Sali Berishës dhe koalicionit të tij Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim. Nga ana tjetër Berisha kishte futur në listën e PD-së në Fier Mesila Dodën dhe Shpëtim Idrizin nga PDIU-ja që nxori edhe Rakipin deputet. Se kur i bleu votat Rakipi, nëse i ka blerë, është e qartë. Pra, kur zbuloi mbi 12 mijë çamë në Elbasan në kohën kur zgjedhjet i organizonte Sali Berisha.E pallove motren e vajzen per te kenaqur salihun,o byrektor pa llalle

  15. “Pavarësisht se nuk jam i dënuar për asnjë krim në shkallë të parë apo të fundit, besoj se – për shkak të vendimit të autoriteteve amerikane për të më futur në listën e personave të sanksionuar – është detyrimi im të jap dorëheqje nga pozicionet”, tha Sarajliç.

  16. Rakipi ishte deputet i PDIU aleate e PD dhe Berishës, dhe akuzojnë nga njëra anë se është deputet i Ramës dhe nga ana tjetër i kërkojnë Berishës që të deklarohet për ish deputetin Rakipi dhe shpalljen e tij “non grata” nga SHBA. Duke akuzuar nën zë se ishte një mbështetës i Berishës, që kur doli deputet, apo me mbështetjen që i bëri “Foltoreve” nga ana financiare, logjistike dhe njerëzore për të rrëzuar Bashën nga drejtimi i PD.

  17. Pa vene ne dyshim vullnetin e mire te prokuroreve te SPAK-ut, ky organ eshte ne kontroll te dyfishte, Rama dhe zonja Kim, te cilet e shesin krijimin e tij si suksesin e tyre edhe per te justifikuar parate e taksapaguesve amerikane dhe europiane nder vite.

    Fakti qe modeli shqiptar i reformes ne drejtesi, eksperimental, nuk u rekomandohet vendeve te tjera flet per rezultatin e saj.

    Kjo reforme sorosiane eshte mjegi qe Rama seleksionon limonzt e shtrydhur dhe u rri mbi koke si kercenim atyre qe do te rrezikonin KM.

    Bushati ka te drejte dhe 5 vite jane shume per te kuptuar synimin e krijimit te SPAK-ut.

  18. në vitin 1993, kur Deda gjeti një thes me para dhe i dërgoi në zyrën e Presidentit të Republikës. Presidenti Berisha, kundër vullnetit politik e njerëzor të botës përparimtare, kishte hyrë në ujdi me Bullatoviç, Arkan dhe Millosheviç dhe kishte hapur rubinetin e naftës për armën vrastare. Rrugët e naftës transportonin me gjithçka: Me bote, me karroca, me kova e me serbratorë makinash, që nga liqeni i Shkodrës, në Qafë Morinë- pesë kilometra nga fshati Viçitol, në Dibër e në Qafë Thanë….Zgjidhni te jeni o shpellkar,ose komunist demokrat te salihut

  19. Te besosh sot te non grata eshe me keq se te jesh shpellar…. Fatekeqesi kombetare qe kemi kaq shume njerez te trashe qe nuk besojne te AMERIKA…. O Zot kaq shume njerez te trashe ka ky komb, them komb se ka plot gomere ne Kosove qe Amerika ju dha pavarsine dhe keta besojne te Sali non grata…..Ti ke 30 vjet qe han mut nga nje plak kurve serbe salih karaxhic berisha,prandaj te shkon mendja vetem te muti o shpellkar malok

  20. Lufta e tij kundër diplomacisë amerikane nuk ka fillimin dhe mbarimin gjatë mandatit të ambasadores Yuri Kim. Sali Berisha ka 25 vjet përplasje dhe beteja me 7 ambasadorët amerikan: Mariza Lino, Jossef Lipreht, Jahmes Jeffry, John Ëothers, Alexandër Arvizu, Donald Lu, Yuri Kim. Qindra akuza ndaj ambasadorëve amerikanë dhe zero kundër ambasadorëve rus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *