• |
ide | kryesore

Bebe Rexha, mentore në “American Idol”

-Instant, F1, Paparazzi



Jimmie Allen dhe Bebe Rexha do të udhëheqin  talentet e reja në “American Idol”.

Rexha dhe Allen u shpallën nga llogaritë zyrtare të spektaklit në mediat sociale  mentorë për sezonin e 20-të.

“Mezi pres që ju djema të shihni talentet e reja,” tha Allen për konkurrentët e këtij sezoni në një video-mesazh të filmuar në Aulani, një Disney Resort & Spa në Hawaii, ku po xhirohet shfaqja.

Rexha, e njohur për hitin e saj “Meant to Be” me Florida Georgia Line, është shfaqur dy herë në “American Idol”; ajo këndoi me konkurrentët në sezonin 16.Nga ana tjetër, Allen bëri audicionin për “American Idol” në sezonin 10 dhe fitoi një biletë të artë për në Hollywood gjatë konkurrimit. Ai gjithashtu bëri duet me garuesit në sezonin 19.

Pjesë e spektaklit do të jenë dhe gjyqtarët Lionel Richie, Katy Perry dhe Luke Bryan së bashku me prezantuesin  Ryan Seacrest.”American Idol” do të shfaqet premierë më 27 shkurt në ABC./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *