• |
ide | kryesore

Berishës i ndërpresin fjalën në Kuvend/ Tensionohet situata, ndërhyn garda

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Fikja e mikrofonit ndaj Sali Berishës bwri qw Flamur Noka dhe Albana Vokshi tw ndwrhyjnw nga vendi duke kërkuar që minutat e tyre t’i shtohen ish-kryeministrit, por kjo nuk është pranuar nga drejtuesja e seancws nw Kuvend, Ermonela Felaj.

Kjo ka tensionuar situatën, duke bërë që Noka të shkojë dhe të afrohet tek foltorja, ku qëndronte ende Berisha, duke iu drejtuar Felajt se nuk po respektonte rregulloren. Menjëherë ka ndërhyrë garda, ndërsa ajo i ka kujtuar procedurën duke i thënë se koha ka përfunduar.

“Nuk kam ndërmend të lejoj fjalë mbi atë që parashikon rregullorja, zoti Noka ju tërheq vëmendjen për gjuhën e papërshtatshme ndaj kryetares së Kuvendit, zini vend e mos flisni pa radhë, uluni…”, u shpreh Felaj.



8 Comments

  1. Sa lexova titullin, kujtova qe diktatori Edvin Kristaq Rama do e ket bo nonji zullum tjeter.

    Po kur lexova artikullin, kuptova qe plaku Mere ka dash me vazhdu me ato karrlliqet e qytetarit dixhital siper kohes qe i lejon procedura. Dhe si gjithmone ne ndihme i vijne dy kolloset e mendimit shqiptar qe nuk ngurojne ti bejne gojore doktorit sa here qe lind nevoja.

  2. O zot. Prap parlament si ne vitet 90 2000.
    I njejti personazh, qe gjithmon vetem me dhune i zgjidh gjerat.
    Se cfar kerkon me ky njeri ne politik nuk e di. Te mbash shprest te ky, do te thote te kthehesh mbas ne koh. Ne ate kohe kur vrisnim njeri tjetrin pa arsye, dhe i shihnim te gjith me urrejtje, vetem se na thoshte ky mostra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *