• |
ide | kryesore

“Djali im autik, ka nxirje në dorë”: Ronaldo, hetohet nga policia pas denoncimit të mamasë së tifozit

-Instant, F1, Sport



Manchester United nuk do ta ndëshkojë Cristiano Ronaldon pas episodit të nervozizmit që ndodhi në fund të ndeshjes së Premier League kundër Everton. Në një video që bëri xhiron e internetit, portugezi shihet duke hedhur në tokë, duke e goditur në duar, celularin e një tifozi të ri që po e filmonte gjatë daljes nga fusha. Sipas Sun, Red Devils e konsideruan të mjaftueshme ndjesën e bërë në kanalet e tij sociale nga CR7, por policia e Merseyside po heton gjithashtu këtë çështje, pasi nëna e djalit deklaroi publikisht se djali i saj autik ishte “sulmuar” nga portugezi dhe pësoi një mavijosje në dorën e tij.

Gruaja, Sarah Kelly, foli për Liverpool Echo, duke thënë se djali i saj Jacob po filmonte futbollistët teksa po ktheheshin në dhomën e zhveshjes dhe se e kishte ulur telefonin në momentin që CR7 uli getat e tij duke treguar këmbën e gjakosur. Në atë moment portugezi, i cili po largohej nga fusha i tërbuar pas disfatës, e goditi fort dorën e djalit dhe i përplasi celularin në tokë. “Unë po qaja, Jacob ishte plotësisht nën shok,” shpjegoi ajo.

Më pas ndjesa e CR7 erdhi përmes Instagramit: “Nuk është e lehtë të menaxhosh emocionet në momente të vështira si ky me të cilin po përballemi, por duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e duan këtë lojë të bukur – ka shkruar Ronaldo -. Do të doja të kërkoja ndjesë për shpërthimin tim dhe, nëse është e mundur, do të doja ta ftoja tifozin që të shohë një ndeshje në Old Trafford në shenjë fair-play dhe sportiviteti”. Policia, ndërkohë, ka konfirmuar që një hetim është hapur dhe se të gjithë palët e përfshira do të dëgjohen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *