• |
ide | kryesore

Ermal Meta tashmë edhe si shkrimtar

-Instant, Paparazzi, Slider



Ermal Meta e ka gati romanin e tij të parë që do të titullohet “Domani e per sempre” (Nesër e përgjithmonë).
Duke nisur nja 19 maji, libri i këngëtarit shqiptar do të dalë në shitje jo vetëm nëpër librari por edhe online.

Këtij romani që me siguri do të rezultojë një sukses i vërtetë, i janë shitur edhe të drejtat për t’u bërë film, pikërisht nga producenti Carlo degli Esposti – Palomar që do të realizojë një serial televiziv.

“Romani dëshmon edhe një herë gjenialitetin e një artisti si Ermal Meta, i cili ka provuar dorën e tij në një vepër të fuqishme, me prirje ndërkombëtare”- tha producenti.

Drejtoresha e përgjithshme e “La nave di Teseo”, Elisabetta Sgarbi, ishte ndër të parët persona që i propozoi Ermal Metës të shkruante një libër.
“Më bëri shumë përshtypje kur dëgjova këngën ‘Vietato Morire’ në Sanremo. E kontaktova menjëherë. Ermali më tha menjëherë që librat ishin të rëndësishëm për të dhe donte të sigurohej që kishte diçka për të shkruar. Pas disa vitesh, më telefonon dhe më thotë që ka gati një libër, një roman”, rrëfeu ajo.
Ngjarjet në romanin e Metës janë zhvilluar në kohën pas Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri, SHBA dhe Gjermani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *