• |
ide | kryesore

SHBA fut në listë të zezë Aqif Rakipin dhe Ylli Ndroqin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallin sanksione ekonomike dhe ndalimin e hyrjes në SHBA për Aqif Rakipin dhe Ylli Ndroqin, bashkë me familjet e tyre.

Pas non-gratës së bujshme ndaj Sali Berishës, dhe më parë të Adriatik Llallës, Tom Doshit dhe Vangjush Dakos, përcaktimi i ish-deputetit Rakipi dhe ish-pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi, si të padëshiruar, numri i shqiptarëve në listën e zezë amerikane shkon në gjashtë.

Lexo më tej: Njolla amerikane/ Kush janë gjashtë shqiptarët në listën e zezë të SHBA 

Vendimi u publikua ditën e sotme nga Departamenti i Thesarit amerikan, ku shtatë persona u sanksionuan në Ballkanin Perëndimor.

Për Aqif Rakipin dhe Ylli Ndroqin në Shqipëri; deputetit Asim Sarajlic dhe Kryeprokurores Gordana Tadiç në Bosnje-Herzegovinë; ish-Presidentit Svetozar Marovic në Mal të zi; dhe ish-kryeministrit Nikola Gruevski dhe ish-shefit të kundrazbulimit Sasho Mijalkov në Maqedoninë e Veriut.

Deklarata e Departamentit të Thesarit sot, për Shqipërinë: 

Krimi i organizuar mbetet një kërcënim domethënës në Shqipëri dhe aktorët kriminalë vazhdojnë të kenë ndikim në politikën shqiptare, duke përdorur para dhe dhunë për të përcjellë mbështetje drejt kandidatëve të preferuar.

Aqif Rakipi është një ish-deputet nga Elbasani i Shqipërisë, i cili ka një ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri.

Grupe të shumta të krimit të organizuar (OCG) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune ose koncesione në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike. Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një OCG, brenda së cilës ai ka ushtruar ndikim politik, duke përfshirë edhe korrupsionin. Për shembull, Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në postet kryesore publike në Elbasan dhe Tiranë. Rakipi humbi mandatin e tij si deputet i parlamentit të Shqipërisë pasi prokurorët konfirmuan rolin e tij në veprimtari kriminale me një pseudonim. Ai është përcaktuar në bazë të E.O. 14033 për të qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në, ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në, korrupsionin në lidhje me Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë korrupsionin të lidhur me një zyrtar të një nga qevertë në Ballkanin Perëndimor, ose një qeveri aktuale ose të mëparshme, duke përfshirë shpërdorimi të aseteve publike, shpronësimi i aseteve private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet.

 

Ylli Ndroqi është një pronar mediash, pasuritë e të cilit janë sekuestruar nga qeveria shqiptare në vitet 2020 dhe 2021 për veprimtari të mëparshme kriminale. Ndroqi ka shfrytëzuar mediat e dikurshme nën kontrollin e tij për të zhvatur dhe shantazhuar qytetarët shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve reklamuese në këmbim të ndalimit të publikimit të historive negative në media. Gjithashtu, Ndroqi ka kërkuar ryshfet për llogari të një subjekti që kërkon të bëjë biznes në Shqipëri. Ndroqi caktohet në zbatim të E.O. 14033 për të qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në, ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nëkorrupsion në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë korrupsionin të drejtpërdrejtë ose në emër të dikujt të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose më një zyrtar të qeverisë aktuale ose të mëparshme në Ballkanin Perëndimor, siç është shpërdorimi i aseteve publike, shpronësimi i aseteve private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet.

 

Shpjegimi: 

Sot, Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) përcaktoi shtatë individë dhe një ent në katër vende të Ballkanit Perëndimor. Ky është vendimi i dytë që OFAC ka ndërmarrë që shënjestron persona të cilët kërcënojnë stabilitetin e rajonit përmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve të tjera destabilizuese. Vendimi i sotëm përforcon përkushtimin e Thesarit për të nxitur llogaridhënien për aktorë të përfshirë në sjellje destabilizuese dhe korruptive në rajonin e Ballkanit Perëndimor. E tillë sjellje korruptive minon sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike, si dhe iu mohon njerëzve në këto vende mundësi dhe stabilitet.

“Personat e përcaktuar sot përbëjnë një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal, besimin në institucione dhe aspiratat e atyre që kërkojnë qeverisje demokratike dhe të shëndoshë në Ballkanin Perëndimor”, tha Nën-Sekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson. “Lufta kundër korrupsionit në mbarë botën është përparësi kryesore e administratës Biden-Harris dhe Thesari nuk do të ngurrojë të përdorë të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të mbajtur përgjegjës aktorë të korruptuar dhe destabilizues”.

Si pjesë e këtij vendimi, Departamenti i Shtetit përcakton publikisht individë nga Maqedonia e Veriut dhe Bosnie-Hercegovina sipas Seksionit 7031(c) të Aktit të Buxhetit të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Ngjashme, 2022, duke vendosur atë që rëndom njihet si ndalim i vizave. Departamenti i Shtetit përcakton gjithashtu edhe pjestarët e familjes së tyre të ngushtë sipas 7031(c). Ky vendim i bën ata dhe pjestarët e familjes së tyre të ngushtë të pakualifikuar për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

©LAPSI.AL 



28 Comments

    1. Ylli e kruajti me Erjon Veliajn dhe ja çe gjeti.
      O Ylli, kërkoj falje Erjonit dhe ta heqin Non Gratan, dhe të japin GRATA E VINCI

    1. patjeter – e ka fut baba me zor, adoleshent qe s’di te lidhe dy llafe.
      Qeni i Ylli Ndroqit flet me mire!

  1. Nuk mundemi që në krye të PD të rikthejmë një figurë që është konsumuar dhe çfarë risie të sjelli më në PD. Nuk mund të shkoj pas një “non grate”, pasi vetë Berisha personat që kanë qenë “non grata-s” ka kërkuar që të largohen nga politika. S’mund të bëjm përjashtim për Berishën,pas salihut dhe dy te tjere non grata o shpellkare,amerika do tju a shkerdheje ate bythen shpellkareve maloke

    1. O kokrra e isiotit i ores 17:02. Saliu mund te kete nje milion gjynahe, por kurrsesi nuk eshte perfshire ne trafikun e droges. Shumica e personave te shpallur non grata ne Shqiperi, jane me dosje ne organet e drejtesise se disa shteteve, per Saliun ka vetem shkrime gazetash. Nese me te vertete kane prova per perfshirjen e Saliut ne veprimtari antidemokratike dhe korrupsioni, atehere le t’ia dergojne dokumentacionin prokurorise dhe kjo e fundit te beje hetimet. Keta amerikanet qe e shpallen non grata, duhet te kujtojne se kandidatja per presidente, ne ate kohe sekretare shteti, ne nentor 2012, pati thene se kush do qe te kuptoje se si funksionon demokracia, le te vije ne Shqiperi e te shohe. Nese nuk duam te hedhim poshte ate qe ka thene zonja Klinton, i bie qe Berisha krimet e tij ti kete kryer nga nentori 2012 deri ne qershor 2013 se perndryshe nuk ka kuptim . Ndersa fjala shpellkare, duket se te ka mbetur si zakon ngaqe je futur shpesh ne shpella dhe aty nuk i dihet se cfare te kane bere ty dhe velines se bashkise. Ndoshta kane gjetur mish te bute e kane perfituar… Sa per Rakipin qe u shpall non grata, mos eshte gje i jati i atij deputetit te PS qe theu heresin dhe nga i 29 u fut i pari ne listen e Tiranes? Ia di gje emrin ti atij dhe arsyen se pse u fut ne listat e PS? Apo ke qene shpellave duke u defryer sipas mesimeve te Aleksit e Xhorxhit plak?

  2. Aman o USA mos na e shani Aqifin tone. Ne e kishim si shpirt, e kishim depudetin me te dashur aq sa

    edhe pasi ai dreq ligj dekriminilazimit na e largoi nga Parlamenti yne i ( c)’nderuar , nga malli per te

    i beme te birin depudet. Dhe ai per fatin tone te mire eshte ligjvenes i nderuar, me firmen e tij dhe

    te shokeve si ai hartohen e miratohen ligje qe normojne jeten tone, me firmen e atij e te shokeve si

    ai behen ligje per koncesionet, PPP-te, ofertat e pakerkuara, futjen e njerzve ne burg per fatura energjie

    apo riparim shtepie si puna e Boiken Lakos etj etj. Na u prish gjiza qe ju e ndaloni te atin se sa per

    te birin nuk ua mban ta shpallni non-grata bile mund t’ua dergojme per vizite mu ne Dhomen Ovale

    sic derguam ish-ministrin me te sukseshem ne luften kunder droges shokun Tahiri dhe ju te plasni

    nga inati. Dhe nje lutje te fundit e dashur USA, shpallni ke te doni non-grata por vetem keta te

    inceneratoreve mos i shpallni se ku do ti fshehin [parate po nuk i fshehen andej nga ju se atje

    deshem ti cojme edhe ato te unazes se Re qe mallkuar qofte ai qe e zbuloi fallsifikimin e firmes

    se Sekretarit tuaj te nderuar dhe na prishi planin e transferimit te tyre, dhe desh harrova t’ju

    pyes a eshte shpallur non grata fallsifikuesi i firmes se Sekretarit te Shtetit te Delawere per te

    cilen qe prononcuar edhe vete Voice of America se sa per Salen e kemi merak vete e nuk ua

    leme te kaloje andej, maksimumi deri ne France .

    1. Shume e Rende sot eshte marre vesh edhe ne Amerike me prova e fakte me se merren keta plera te zhytur ne korrupsion e ne krime vetem ne Shqiperi rezultojne te paster akoma edhe e me rende drejtesia e re nuk po funksionon mbase po bejne leka si gjyqtaret e pare ndoshta kane frike nga politika shume e rende fakti qe ka rene ere deri ne Amerike me prova e fakte e ketu rezultojne te paster ketu e dine edhe femijet e kopeshtit qe keta jane llum por nuk ka per tu hyre gjemb ne kembe per aq kohe sa keta financojne fushata elektorale .

  3. Eshte evidente qe eshte dora e lejfenit dhe e palloshit . Pasi Qifen e perdoren dhe me kete tjetrin ju hasi sharra ne gozhde , tani i nxorren si limona te shtrydhur . “Non grata” eshte vetem nje menyre per tu pastruar rrugen lejfenizmit te Erionit dhe Rames .

  4. Mire RAkipi po Ndroqi pse? Kot fare , me keto motive qe shkruhen ketu mbi 90% e politikaneve duhet te dain non grata . Me keto motive mbi 99.99% e sektit mavi duhet te jene jo vetem non grata por edhe te burgosen . Lal zdromsi eshte çelsi i ketyre non gratave. Po bene rrugen gati per ne majat e shtetit por nga intrigat do thyej koken vete me pare .

  5. “sindronin e Stokholmit”! Nga ky sindrom vuajnë të gjithë shqiptarët. Të cilët qëndruan 45 vite nën reegjimin komunist të Enver Hoxhës, dhe për çudi i besuan drejtimin e të parës parti opozitare, e djathtë quhet, PD-në një komunisti 24 karat si Sali Berisha. Madje dhe kur e nxorën me armë më 1997, e rikthyen me votë në 2005, tetë vite më vonë. Pjesa tjetër është histori.O shpellkar i salihut i ores 17:08 Lazarati eshte qyteti i droges ku kryekar ishte salih karaxhic berisha o loqja e majte e salihut

  6. Neise hani mut kot.
    Duhet te merret amerika me shqiperine qe te merret Shkulaku,Bushati apo Peka i asgjese.
    Meta e ka rradhen ,edhe 40 dite dhe hyn direkt te veni.

  7. Ai djalka bythqire i Qifes, ai qe babushka i bleu edhe mandat deputeti, po thone peqinoret se ka qare tere diten kur e mori vesht…

  8. Qifja si gjithe non gratat eshte “AKULLORE” produkt Rilindje, i sigurte pa salmonele, i pelqyeshem dhe i shumvotushem nga elektorati PS dhe Foltores. Rrofe e Verteta, lavdi SHBA.

  9. U bë njëfarë spektakli i bujshëm me skenar e regji të Ramës, që u quajt “kongresi i fitoreve të PS”, i ngjashëm me spektaklin e “kongresit” të Berishës në stadium.
    Që të dy personazhet më të njohura të politikës shqiptare, si Berisha ashtu edhe Rama, në duelin midis tyre, abuzojnë me numurin e votave fiktive për të cilësuar veten produkt të “shumicës”, duke haruar faktin se paraardhësi i tyre Enver Hoxha, u “votua” nga populli shqiptar për gati 5 dekada, me një shumicë absolute prej 99.98 %.
    Nëse kjo farë shumice abuzive do të ishte vetëm produkt i mendësisë së Berishës apo Ramës, kjo do të ishte e keqja më e vogël, por ajme, më kësij lloj “shumicash” abuzojnë masivisht të gjithë mediat duke ju a bërë mëndjen dhallë të gjorëve shqiptarë, të mësuar në gjithë historinë e shtetit shqiptar, me figurën e “liderit historik” si bajlozin që ka në dorë jetën e tyre.,
    Mbi 70 vite pas Luftës së dytë botërore, në Europë, është shfaqur rreziku i një Hitleri rus, Putinit.
    Me “shumicë” votash , ai ka mbi 20 vite që qeveris Rusinë, herë si kryeministër e herë si president i përjetshëm
    Me po këtë “shumicë” votash të rusëve, ai ndërmori sulmin ushtarak kundër Ukrainës e NATO-s, duke rezikuar një luftë të tretë apokaliptike bërthamore..
    Putini aktual i Shqipërisë, Rama, deklaron që nuk do ta lëshojë postin e kryeministrit deri sa të vdesë, pasi me te qenkan të dashuruara sipas tij të gjitha shqiptarkat.
    Kurse Berisha ka gjetur “çelësin e demokracisë” me rikthimet e tij në pushtet, si e vetmja zgjidhje për ta “demokratizuar” politikën shqiptare.
    Dymetroshi i bie gjoksit se shqiptarët përjetësisht duan të qeverisen vetëm nga ish Partia e punës, sot Partia socialiste duke injoruar çfardo partie tjetër..
    Kurse Berisha, nga një lider me bindje gjysëm të majta në mandatet e para, kaloi në mandatin e dytë në një lider të djathtë të moderuar, e tani pretendon se do ta “demokratizojë” partinë e tij, duke e bërë një parti konservatore ekstremiste të djathtë.
    Diktatori mizor Enveri, i bënte krimet e tij në emër të “partisë e të popullit”
    Kurse këta dy “bajlozat” e sistemit demokratik pluralist, i pari thotë vetëm “unë, unë, unë”, kurse “armiku” i tij veç- “unit”, e përmend veten e tij me emër e mbiemër , “Sali Berisha” ka bërë këtë e ate e do të bëjë këtë e ate.
    Të gjithë mender me thënë “anal-istët”, në përcaktimin e modelit të demokracisë, propogandojnë udhëheqjen kolegjiale, e në të njejtën kohë fetishizojnë kultet e individeve politikë.

  10. Prandaj duhet nji Tzunami si ai në Indonezi e të zhduk këtë rac të poshtër shqiptarësh që han mut me komente komuniste e ndoshta do të dalin nji rac e re që e don Shqipërinë dhe familjen e jo partinë komuniste me Edi derrrrrrrin në krye

  11. Nje Tzunami qe ti shkerdheje familjen e ci mban pragu Saliut, Rames e Ilir shkemborit pri Skraparit, fut ketu edhe te gjithe kelyshat qe u shkojne para e mbrapa ketyre sa me siper!

    Perndryshe eshte e kote, po te perifrazoj nje gjeneral Albanofob qe ka thene dikur pak a shume kete:
    “Shqiperia eshte toke e mallkuar, sepse ajo Toke mban mbi dhe nje rrace te mallkuar sic jane Shqiptaret, ai vend duhet te digjet i gjithi nga veriu ne jug me napalm qe te rritet bar i ri, por me pas duhet te shohim se cfare bari mbin, pra duhet te sigurohemi nese bari qe mbin nuk eshte me i njejti”

  12. Tsunam Drejtesie te fshije politikisht dhe pasurite e zullumqareve dhe hajduteve te 31 viteve demokrature. Te zhduke Berishen dhe berishizmin, Ramen dhe rilindaset-patronazhiste, Meten dhe partine e tij familjare, Mediun dhe partickat qe vetem vegjetojne, Pronaret e mediave qe me opiumin dhe qelbsinlleqet mediatike ne sherbim te kryeministrit te rradhes dhe oligarkeve po pasurohen ne menyre marramendese, Analistet e salduar ne ekranet e mediave te kapura qe na kane neveritur programet politike ne TV etj..etj plehra qe qelbin ere jetet tona.

  13. Rakipi dhe Ndroqi jane prej kohesh dy kuaj te ngordhur qe u hoqen patkonjte.
    Klani i droges ne Elbasan e beri zevendesimin me te birin, deputet ne PS, sepse Rama e ka ditur qe me pare kete listen e non grata.

  14. Qenka munduar qeveria boterore e globalisteve dhe paska zbuluar nje grup te ri armiqesor te brendshem.
    Rrofte uniteti Qeveri Globale – Popull debil shqiptar.

  15. Po ndonjë nga këta që përdor taksat tona do dale non grata apo hiç
    Ska gje.
    Ti i pari që shan verioret
    Mor lafarak i zgjebosur
    Ça të kane bere ?
    Sigurisht ndonjë gjë te keqe apo kështu duke sha ata nxjerr bukën e gojës.

  16. Berisha u soll si pushtues me selinë e PD-së, gjë që ka acaruar jo pak ish-kryeministrin, i cili ka kërkuar llogari edhe për kërkesën e Alibeajt ndaj Gjykatës së Apelit për të njohur ndryshimet e Kuvendit të PD në 18 dhjetor 2021, të cilat ndër të tjera përjashtojnë automatikisht nga partia personat e shpallur “non grata”. Ky vendim godet direkt Berishën dhe nëse gjykata e pranon, ai përjashtohet nga PD

  17. Nr one per non grata eshte gajdurri surrelit, ka qe kur filloj minister kulture e deri sot qe te rruan ca I feel per para dhe I ndan leftat me jorgo zorraxhiun o zagaret e ridhjerjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *