• |
ide | kryesore

Modelja flet për sulmet e Chrissy Teigen: Nuk më ka kërkuar falje

-Instant, Paparazzi, Slider



Modelja Courtney Stodden ka rikujtuar së fundmi zënkën me Chrissy Teigen.

Në një intervistë për ‘Page Six’ modelja deklaroi se nuk ka komunikim me Teigen e cila e ka bllokuar në të gjitha rrjetet e saj sociale.

“Nuk kam kontrolluar, por nuk mendoj se më ka zhbllokuar nga Twiiter ,” u shpreh Courtney.Gjithashtu ajo zbuloi se moderatorja ende nuk i ka kërkuar falje  pavarësisht se ajo pretendoi në media se u përpoq të kontaktonte drejtpërdrejt me Stodden.

“Por unë kurrë nuk mora asgjë,” pohoi modelja. “Ajo nuk më kontaktoi kurrë personalisht.Dukej sikur ajo po kërkonte falje për të gjithë të tjerët, por unë u bllokova.”

Gruaja e John Legend – e cila ndan vajzën Luna, 5 dhe djalin Miles, 3, me muzikantin sulmoi Stodden  në 2011 pasi ajo  u martua  në moshën 16 vjecare me Doug Hutchison, një burrë 36 vjet më i madh.Chrissy i dërgoi mesazh  Stodden-it se mezi priste që ajo të vdiste dhe se e urrente.

“Më ndikoi vërtet shumë kur më thonin se donin të më shihnin të vdekur. Po merrja kërcënime me vdekje nga një person normal pastaj nga të famshëm. Në ato netë … do të gjeja mbështetje vetëm tek alkoli.”, rrëfeu personaliteti  i realitetit televiziv./Lapsi.al

Chrissy Teigen Bullies Courtney Stodden In Old Tweets



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *