• |
ide | kryesore

Moti për javën e re, nis rritja e temperaturave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rrikthehet moti i qëndrueshëm në vendin tonë për gjatë gjithë ditës, ku në orët e para të ditës do të kemi alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash.

Por orët e mesditës largojnë vranësirat duke bërë që kthjellimet të dominojnë në të gjithë territorin Shqiptar. Po ashtu dhe në vijim vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalimet e lehta të vranësirave, këto në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C. Era do të fryjë deri mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirsh në të gjithë territorin. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës në Kosovë pritet që të kemi dobësim të vranësirave, duke bërë që kthjellimet të bëhen mbizotëruese në një pjesë të mirë të vendin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *