• |
ide | kryesore

Përplasi me makinë 31-vjeçaren dhe u largua, shpallet në kërkim shoferi në Korçë

Arkiva



Mbrëmjen e djeshme në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një 31-vjeçare R. B., e cila pas mjekimit të marrë në spitalin e Pogradecit, u largua në banesë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Po ashtu, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, K. B., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në qytetin e Korçës, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *