• |
ide | kryesore

Përshëndetje naziste në Champions: Atleticos pa mbështetjen e ultrasve kundër City

-Instant, Sport


Atletico Madrid duhet të mbyllë një sektor të stadiumit Ëanda Metropolitano (me të paktën 5000 vende) në ndeshjen e radhës që do të luajë si ekip pritës në kompeticionet evropiane, ose më saktë në ndeshjen e kthimit të Champions League, të mërkurën e ardhshme, kundër Manchester City. E gjitha sepse, ultrasit spanjollë kanë bërë përshëndetje naziste në Etihad, gjatë ndeshjes së parë cerekfinale mes dy skuadrave.

Ky është vendimi i marrë nga Komisioni i Apelit i UEFA-s për të ndëshkuar “sjelljet diskriminuese” të tifozëve spanjollë, gjatë ndeshjes së parë të 5 prillit. Atletico Madrid duhet gjithashtu të shfaqë një pankartë me fjalët “NoToRacism”, shoqëruar me logon e UEFA-s.

Ndëshkimi nga UEFA ka ardhur pasi pamjet e kamerave brenda stadiumit Etihad kishin filmuar disa mbështetës të Atleticos teksa bënin përshëndetje naziste.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *