• |
ide | kryesore

Rama i mbetet lojës me Ballkanin e Hapur edhe me Olaf Sholc

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Sapo kancelarja Angela Merkel braktisi skenën politike në Gjermani, dy protagonistë të Procesit të Berlinit, Rama dhe Vuçiç përfituan nga vakumi i krijuar në politikën europiane për të braktisur pritshmëritë europiane dhe për të avancuar me projektin e tyre paralel, atë të Ballkanit të Hapur.

Mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë sot kufijtë janë hequr. Ballkani i Hapur nuk është nën mbikqyrjen e liderëve të Bashkimit Europian. Ai është një projekt krejtësisht i pavarur nga rregullat e europianëve.

Në anën tjetër Procesi i Berlinit kërkon gjithëpërfshirje. Procesi ndalet kur një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është dakort.

Ndërkohë Ballkani i Hapur ecën para si projekt, pa llogaritur vendet që refuzojnë t’i bashkohen, si Kosova, Mali i Zi apo Bosnje-Hercegovina.

Por sot në Berlin, kancelari Olaf Sholc kërkoi nga Rama të mos e marrë me nxitim Ballkanin e Hapur dhe t’i japë një shans tjetër Procesit të Berlinit.

Vetë Rama nuk kishte si të refuzonte, por e quajti Procesin e Berlinit një proces “të përhumbur në kanalet e burokracive” europiane.

“Procesi i Berlinit është një vizion jashtëzakonisht i rëndësishëm për rajonin tonë dhe e ka më shumë se të nevojshëm një impuls të ri, për shkak të një ngadalësimi dhe të një përhumbjeje në kanalet e burokracisë në Bruksel” u shpreh Rama.

Gjithsesi kryeministri i Shqipërisë e ruajti kartën rezervë të Ballkanit të Hapur, duke i qëndruar projektit që mban autorësinë e tij dhe të Vuçiç.

“Nga ana tjetër unë e informova kancelarin edhe për Ballkanin e Hapur që nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje për ta jetësuar Procesin e Berlinit duke e zotëruar si proces në mënyrë të përditshme dhe patjetër që rivitalizimi i procesit të Berlinit është i mirëpritur” tha kryeministri.

Kancelari gjerman Olaf Sholc e shmangu përmendjen e Ballkanit të Hapur. Si shumë diplomatë të tjerë perëndimorë ai nuk e përmendi projektin ballkanas.

“Unë do të angazhohem në gjithçka që është në mbështetje të Procesit të Berlinit. Ka shumë aktivitete që janë të dobishme, por e rëndësishme është që këndvështrimi të ruhet, bashkëpunimi të përmirësohet, që të mundësohen hapat e lirive bazë dhe prej kësaj të rritet dicka që të çojë në një anëtarësim në BE” tha Sholc.

Prej vitesh, Rama dhe Vuçiç në njërën anë dhe Bashkimi Europian në anën tjetër luajnë si macja me miun me projektet ballkanike.
Bashkimi Europian bën presion për Procesin e Berlinit. Vuçiç dhe Rama këmbëngulin tek projekti i Ballkanit të Hapur.

Ndryshe nga shumë kryeministra shqiptarë para tij, kjo lojë e ka veshur Ramën me një rol të dyfishtë para Bashkimit Europian. Asnjë kryeministër tjetër i vendit tonë, nuk e kishte krijuar më parë imazhin e një lideri që ka një zgjedhje të dytë përveç Europës.

Por në kushtet kur procesi i integrimit është bllokuar prej 8 vitesh, për Ramën, krijimi i një zgjedhjeje të dytë është një formë për t’i shpëtuar përgjegjësisë mbi dështimin me negociatat me Bashkimin Europian.

Jo më kot, në konferencën e përbashkët me Sholc, Rama e vlerësoi Turqinë si një partner strategjik të Shqipërisë, kurse vendet e Gjirit i konsideroi si vende mike.

“Turqia, nuk është një aktor i tretë, por një partner strategjik i Shqipërisë dhe në këndvështrimin tim, një valvulë sigurie shumë i rëndësishëm për Europën. Ndërsa me vendet e Gjirit kemi marrëdhënie shumë të mira, i kultivojmë ato. nuk shohim veçse vende mike janë të mirëpritur por duhet thënë se prezenca e tyre në Shqipëri është shumë e ulët, sa ç’flitet dhe zmadhohet në artikuj sensacionale të medias” tha Rama në konferencën e përbashkët me Sholc.

Qëndrimi që shfaqi në Gjermani është pak a shumë ai që Rama e përshkroi disa ditë më parë në një konferencë pas Kongresit të PS-së, kur fliste për politikën e jashtme

“Ne sot nuk jemi një faktor pasiv në stabilitetin e rajonit. Ne sot jemi aktorë aktivë në rajon dhe do vazhdojmë ta luajmë këtë rol” u shpreh Rama, gjithnjë duke fshehur pas këtij roli aktiv faktin se ka 8 vjet dhe nuk ka bërë asnjë hap para me procesin e integrimit në Bashkimin Europian./Lapsi.al



9 Comments

  1. Ti je psikopat.ne vend te dipllomes ke kartelen psikiatrike.minjte qe ke perreth do te perfundojne te gjithe ne burg,ndersa ti tek 5.

    1. Të mos kishte ambasadën amerikane dhe soros mbrapa, do shihnim një tjetër njëri, atë të vërtetin.
      Një frikacak që dhihet në brekë.

  2. Doemos. Edhe shoku enver ua bente ‘tetë me di’ “gjithe armiqve o-qe ka bota”….
    Nuk piet Udheheqja per naziste gjermane!

    1. Berisha u soll si pushtues me selinë e PD-së, gjë që ka acaruar jo pak ish-kryeministrin, i cili ka kërkuar llogari edhe për kërkesën e Alibeajt ndaj Gjykatës së Apelit për të njohur ndryshimet e Kuvendit të PD në 18 dhjetor 2021, të cilat ndër të tjera përjashtojnë automatikisht nga partia personat e shpallur “non grata”. Ky vendim godet direkt Berishën dhe nëse gjykata e pranon, ai përjashtohet nga PD

    1. Ramazoni, dordolec i Sorrosit takohet me nje tjeter dordolec te Sorrosit, Pilaf Shulcin.
      Pse ky Shulci me ngjan si pa bole, njesoj si Lyl-Brava.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *