• |
ide | kryesore

Takimi në Berlin/ Scholz premton nisjen e negociatave, Rama premton shkëputjen nga Maqedonia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sa i përket nisjes së negociatave për Shqipërinë me Bashkimin Europian, kancelari gjerman Olaf Scholz premtoi angazhim maksimal për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare, ndërsa Edi Rama theksoi se në qershor do të kërkohet shkëputja nga Maqedonia e Veriut, çka përbën edhe problemin që Shqipërisë t’i hapet drita jeshile për në BE.

Kancelari gjerman, që pret për herë të parë Edi Ramën në Berlin si kancelar, theksoi se avancimi i këtyre bisedimeve është prioritet.

“Ju e patë që çështjen e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor e përmenda disa herë, por ajo përmendet dhe në programin e qeverisë aktuale dhe në takimet në Evropë. Tani është momenti, ka kaluar një kohë e gjatë dhe tani duhet të hidhet hapi tjetër. Me gjithë fuqinë që kam dhe të qeverisë federale unë do të japim atë kontribut që kjo të ndodhë vërtet. Jetojmë në kohë të reja, ka të bëjë dhe me agresionin rus, prandaj shumë njerëz në Evropë, është rritur vëmendje që ne duhet ta mbështesim njëri tjetrin në situatën e tanishme.

Me çdo rast do të angazhohem për gjithçka që e mbështet procesin e Berlinit, që hapat e lirive bazë të mundësohen që përmes kësaj të arrihet integrimi në Bashkimin Evropian dhe të përfundojë në një zhvillim ekomomik për vendet e rajonit.” –  u shpreh kancelari Olaf Scholz.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama tha se nëse në qershor nuk do të hapen sërish negociatat për Shqipërinë për shkak të bllokimit që Bullgaria mund t’i bëjë Maqedonisë së Veriut, atëherë do të kërkojë që vendi jonë të ndahet dhe të mos penalizohet nga konflikti i tyre.

“Kjo do të ndodhë nga ana jonë vetëm nëse në Qershor nuk do të hapen përsëri negociata për shkak të Bullgarisë, deri në Qershor ne do vazhdojmë të jemi në një linjë me Maqedoninë e  Veriut që të dyja vendet duhet të marrin dritën jeshile, nëse Bullgaria do të bllokojë sërish Maqedoninë do kërkojmë të na ndajnë,  sepse është diçka e pamundur të përballohet gjatë, që ti të mos dalësh dot nga shtëpia se duhet të zgjidhin problemin me njëri-tjetrin dy fqinj”, u shpreh Rama. ©LAPSI.AL 



2 Comments

  1. Hajde dhe kesaj rradhe doren ne qafe e gishtin ne bythe. Ky thjesht beri adetin si Teze Merkeli 10 vjet me rradhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *