• |
ide | kryesore

Tjetër humbje për Rusinë, vritet në luftë oficeri i nëntë i nivelit të lartë

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet



Kur kanë kaluar më se një muaj nga ofensiva ruse në Ukrainë, humbjet njerëzore sa vijnë e shtohen në të dyja frontet. Këtë të hënë mësohet se rusët kanë pësuar një tjetër viktimë nga rangjet e larta ushtarake. Sipas raportimeve të BBC, koloneli rus Alexander Bespalov ka rënë në betejë, duke iu bashkuar 8 ushtarakëve të rëndësishëm që Kremlini ka humbur gjatë mësymjes në sovranitetin e shtetit ukrainas.

Ditën e premte, Ukraina raportoi se afro 19,000 ushtarë rusë kishin humbur jetën gjatë luftës në Ukrainë. Të pakta janë raportimet nga Rusia për viktimat, i fundit njoftim i bërë nga ta mban datën e 25 marsitm ku numëronin 1351 rusë të vrarë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *