• |
ide | kryesore

Video/ Dinamo, lamtumirë Superiore: triumf i Kastriotit, drejtuesit e bluve lënë skuadrën pa autobus

-Instant, F1, Sport, Video



Rënie nga kategoria. Akoma jo matematikisht, por me cdo probabilitet, pas një viti në elitë, Dinamo do të kthehet andej nga erdhi. Skuadra e Vanolit, pa asnjë fitore që kur mori drejtimin e kryeqytetasve, është thyer 0-1 në sfidën direkte për mbijetesë përballë Kastrioti, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Me 7 pikë larg zonës së playout, nëndetësja e dinte se duhej vetëm një fitore për të shpresuar, ndërsa nuk bëri pothuaj asgjë për ta arritur. Italiani Vanoli nuk ka arritur në asnjë moment ta bëjë skuadrën të funksionojë dhe është befasuar ngë një kundërshtar që në pankinë ka një shumë më pak ekspert, si Emiljano Cela, por që i ka dhënë një shpëtim spektakolar krutanëve, duke i lëvizur nga vendi i fundit ku ndodheshin në largimin e Ndreut në të gjashtin aktual, me 34 pikë. Në një sfidë që nuk pati shumë raste, takimi u vendos nga Adolf Selmani, që shënoi në minutën e 69’. E gjithë shthurja e kryeqyteasve u duk edhe njëherë në minutën e 91 kur
Sidibe u ndëshkua me karton të kuq, duke i lënë blutë me 10 lojtarë.

Dinamo mbetet e parafundit, 8 pikë larg Egnatias në zonën playout. E kur kanë mbetur edhe 8 ndeshje për tu luajtur, vetëm matematika mban në lojë Dinamon për të qëndruar në Superiore.

AUTOBUSI LARGOHET PA SKUADRËN
Pas ndeshjes, sikur të mos mjaftonte zhgënjimi për një humbje të rëndë, skuadra dhe stafi teknik e kanë gjetur veten në një situatë të pazakontë në Elbasan. Sipas asaj që raporton Panorma Sport, autobusi që duhet të kthente Dinamon në kryeqytet ishte larguar nga stadiumi më parë, duke i lënë lojtarët dhe stafin në një situatë të sikletshme. Nuk është akoma e qartë nëse ishte një masë ndëshkimore për humbjen, por video është bërë virale…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *