• |
ide | kryesore

(VIDEO) Ky është momenti kur vendoset tritoli në biznesin e Xhemal Bushatit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Këto janë lëvizjet e fundit të autorit pak para shpërthimit me tritol në nje biznes në Shkodër, në orët e para të mëngjesit të 26 Marsit.

Në pamje shihet që autorit, që nuk është identifikuar ende, i duhen vetëm pak sekonda për të vendosur lëndën plasëse rreth 400 gramë, në katin e parë të ndërtesës në pronësi të Xhemal Bushatit, dhënë me qira te një person i tretë.

Më pas duke përshkruar të njëjtin itiniarar nga erdhi, largohet me vrap. Vetëm pak momente më pas sasia eksplozivit shpërthen.

Ndonëse veprimet e autorit janë fiksuar në këto pamje filmike identifikimi i tij deri në këtë fazë të hetimit ende nuk është arritur kjo për shkak se ai ka qenë i maskuar dhe me kapele, por edhe si pasojë e mungesës së ndriçimit në zonën e Pedonales ku u regjistrua ngjarja.

Lënda plasëse u vendos në katin e parë të godinës 3 katëshe. Shpërthimi është regjistruar në orën 2:32 minuta pas mesnate të datës 26 Mars.

10 minuta më parë po në të njëjtën ditë nje tjetër shpërthim u regjistrua në Shkodër, në një market në rrugën pranë stadiumit ‘Loro Boriçi’ në pronësi të Florian Markut, raporton tvklan.

Dy ndërtesat, të cilat pësuan vetëm dëme materiale nga shpërthimi janë vetëm pak kilometra në distancë nga njëra-tjetra. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarjet janë të ndara nga njëra tjetra dhe autorët janë të ndryshëm.



1 Comment

  1. Nuk mundemi që në krye të PD të rikthejmë një figurë që është konsumuar dhe çfarë risie të sjelli më në PD. Nuk mund të shkoj pas një “non grate”, pasi vetë Berisha personat që kanë qenë “non grata-s” ka kërkuar që të largohen nga politika. S’mund të bëjm përjashtim për Berishën,shpellkaret e salihut jane mjeshtrat e tritolit ne shkoder njelloj si ne 2prill

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *