• |
ide | kryesore

Video/ Tifozi zbret në fushë e kap me shkelma lojtarët: e pabesueshme ajo që ndodhi në Portugali

-Instant, Sport, Video



Surreale ajo që ndodhi në Portugali në minutat shtesë të ndeshjes së Primera Ligës mes Vitoria Guimaraes dhe Portos. Me rezultatin 1-0 në favor të miqve, një tifoz ka bërë një pushtim të fushës duke arritur tek disa lojtarë dhe duke i goditur ata me shkelma. Arbitri u detyrua të ndërpresë ndeshjen për disa minuta, ndërsa siguria, shumë e ngadaltë në reagim ndaj tifozit që ishte futur në fushë, u përpoq të rivendoste rendin.

Minuta e katërt e shtesës dhe tifozi hyri në fushë pasi kapërceu ngadalë barrierat dhe pa hasur në asnjë rezistencë nga sigurimi u drejtua duke ecur te disa lojtarë. Në fillim qëllimi i tij dukej se ishte të përqafonte një prej tyre, Rochinhan, vetëm se ai ndryshoi papritur qëndrimin e tij dhe provoi pothuajse ta sfidonte. Më pas ai u drejtua nga një lojtar tjetër i Guimaraes, Geny Catamo, e u përpoq ta godiste me shkelm, por pa ia arritur qëllimit.

Më pas lojtarët e të dy skuadrave e rrethuan tifozin dhe më pas personat e sigurisë mbërritën shumë të qetë dhe e shtrinë përtokë, e ndaluan dhe e nxorrën jashtë fushës. Me pak më shumë se tre minuta kohë shtesë, gjyqtari Joao Pinheiro u kërkoi lojtarëve të qetësoheshin dhe të rifillonin lojën pas incidentit absurd. Rezultati mbeti i pandryshuar dhe i ka mundësuar Porto t’i afrohet titullit të 30 në histori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *