• |
ide | kryesore

Abuzimet me tenderin e uniformave, 9 të dënuarit apelojnë vendimin

-Instant, Lajme, Të fundit



Nëntë zyrtarë të dënuar për tenderin e uniformave të policisë kanë apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Mësohet se seanca e parë e tyre do të zhvillohet më 21 prill dhe dosja do shqyrtohet nga gjyqtarja Ingerta Hysi. Vendimi është apeluar vetëm nga të pandehurit, ndërsa SPAK nuk ka bërë apelim për vendimin e 30 dhjetorit. Gjykata kundër korrupsionit dënoi me 1 vit burg dhe 5 vjet heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike: drejtoreshen e Ministrisë së Brëndshme, Edlira Naqellari dhe shtetasit, Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Anisa Bogdani, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Kreshnik Bejka, Gëzim Mingaj dhe Aurora Mulla. Të pandehurit për këtë çështje u gjykuan me gjykim të shkurtuar, duke përfituar edhe ulje me  1/3 të dënimit. Zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme u arrestuan vitin e kaluar pas një operacioni të udhëhequr nga SPAK lidhur me abuzimet për tenderin e uniformave të policisë në vitin 2020, vlera e të cilit arrin në 25 milionë euro.

Sipas SPAK, në bashkëpunim me njëri-tjetrin zyrtarët e dënuar kanë shkelur rregullat e prokurimit publik, barazinë në tenderë dhe kanë shkaktuar dëm ekonomik ndaj shtetit. Hetimet nisën pas kallëzimit të depozituar në SPAK nga deputetët e opozitës parlamentare rreth një viti më parë, duke ngritur pretendime se punonjësit e Agjencisë së Prokurimeve në Ministrinë e Brendshme krijuan kushtet për të paracaktuar fituesin e tenderit me vlerë 25 milionë euro.

 



1 Comment

  1. Lirojini , keshtu si e katandiset kete supervjedhje nuk ja vlen te denosh ca karrema dhe te mos kapesh asnje “peshke” . Sa per peshkaqene as qe flitet , sepse ky eshte nje shtet i kalbur kok e kembe dhe i kapur totalisht nga krim-politika . Pa nje force te jashteme(Zoti) ose pa nje force te brendeshme (revolucion) kjo kalbesire nuk do zhduket por do thellohet akoma me shume . Thjeshte do durojme “aromen” e rende te kesaj kalbesire te krim-politikes sone .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *