• |
ide | kryesore

Berisha: Alibeaj do ketë fatin e Bashës, po i bëjnë presion gjykatës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Alibeajn nuk e tërheq Rama të tërhiqet. Atë do e ndjekë fati i Bashës” – tha ish-kryeministri Sali Berisha pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që zgjati gati 7 orë dhe që në fund nuk arriti të sheshojë përplasjet.

Berisha kërkoi largimin e Alibeajt nga drejtimi i grupit sepse tha se me padinë që bëri në Gjykatën e Apelit po i shërben Ramës.

“Ai harron se vë veten në një pozitë shumë të papërshtatshme. Kërkoi të bëhej votim, por nuk i votoi kush. Nuk them se e hodhi, por kërkoi. Kërkoi që t’i dërgohen propozime. Nuk ka mbledhje nesër.

Kur të ketë do shkoj në çdo mbledhje. Pse kujtoni ju se vendimi i Bashës dhe Alibeajt do më pengojnë? Kryetari i grupit duhet të jetë një nga nënkryetarët e partisë që zgjidhet nga Këshilli Kombëtar. Ai bën edhe kryetarin, i emëruar nga Gaz Bardhi. Ata janë shokë por nuk është partia kështu” – tha Berisha.

“Po bëhen presione të gjithanëshme në Gjykatë nga Rama. Nëse nuk kam dy burime kurrë nuk do ta thosha. Qeveritarë dhe jo vetëm, kanë ndërhyrë. E kuptoni vetë ju. Diplomatë? Po! Po e ndjek me shumë vëmendje. Kam siguruar dy burime. Nuk do përtoj t’i bëj publike” – shtoi ai. ©LAPSI.al



11 Comments

    1. Sa shume ju djeg kurvave te kuqe qe PDja ska me nje lider qe e ka Ramazani ne xhep. Po ta shani ju PD e Berishen, kjo tregon se ju ka hy frika ne palce o xona te vegjel. Sdo kete me “ sufllaqe ke daja” qyl.

  1. Kur edhe Alibei ben kryetarin , tregon sa poshte ka rene PD dhe sa pune i duhet per tu ngritur.

    Le te dale parti me vete e ta provoje sa i vlen lekura, se nuk e voton as ajo bashkejetuesja e vet.

  2. Ketu ka komentues komunist. Edhe me PD edhe me komunistin Berisha. Perse keni frike ta pohoni qe ka qene nje kryekomunist. PD u ngrit si parti e ish pronareve apo ish te burgosurve politike qe katandisi ne doren e nje komunisti.

    1. Po mire Berisha ishte komunist dhe u be demokrat, po ju qe vazhdoni te jeni akoma komunista eshte pas 32 vitesh???

      1. Ore edhe komumista te pa ndreqeshem ka plot.
        Po te jesh i sigurt qe shumica qe nuk votojn pd, eshte se nuk i besojn dikujt, qe nje nat dhjetori e zuri gjumi si komumist i flakt , dhe u zgjua si demokrat i zjarrt. Lere pastaj ne ato vite kur kishte pushtetin. Nuk la shanc pa na e vertetuar, qe eshte vertet nje komumist i pandreqshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *