• |
ide | kryesore

Berisha: Alibeaj u bë qesharak në mbledhjen e PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha nuk u shfaq aq optimist sa Alibeaj pas mbledhjes maratonë prej 7 orësh së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

“Predominoi preokuptimi i deputetëve për një proces gjithëpërfshirës dhe transparent.

Kontrastonte i vetëshpalluri kryetar i PD, më shumë është i vetëshpallur sepse mund të të propozojë dikush, por kur ke mendjen në kokë, qesharak s’mund të bëhesh.

U përpoq në mënyra vulgare të manipulojë grupin. Por dështoi!

Pati propozime konstruktive prej të cilave që nesër do të fillojë bashkëpunimi. Pati ide mjaft racionale.

Mund të them që pas kaq orësh diskutime u pasqyrua shumë mendimi i PD dhe natyrisht si unë informova për shkak të qëndrimit të tij ndaj PD-së të padisë me urdhër të Edi Ramës.

Unë e njoftova se pushon së paturi besimin e Komisionit të Rithemelimit për të qenë në krye të grupit parlamentar. Kjo e mërziti më shumë por realitetet janë jo gjithnjë të ëmbla. Ishte një mbledhje shumë e mire”, – tha Berisha. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. hahahaha ku ka me qesharak se ty o dordolec vucidoli qe i ke hapur lufte Amerikes si Don Kishoti i Servantesit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *