• |
ide | kryesore

Champions/ Chelsea duhet të thyejë parashikimet, Bayern për të fshirë një tabù: sonte dalin dy gjysëmfinalistë

-Instant, F1, Sport



Real Madrid-Chelsea dhe Bayern Mynih-Villarreal hapin ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve e pikërisht nga këto përballje do të dalin edhe dy gjysëmfinalistët e parë të kompeticionit. Të besuarit e Ancelottit, të fortë nga 3-1 në Stamford Bridge e kanë në xhep kualifikimin për në gjysmëfinale, por në Bernabeu ulja e përqendrimit është e ndaluar. Nga ana tjetër gjermanët janë thirrur në cështje të përmbysin 0-1 e ndeshjes së parë. Rezultati është brenda mundësive të Lewandowski dhe shokëve të tij, edhe pse precedentët e fundit janë shumë shqetësues: ndodh që nga viti 2015 që Bayern nuk e ka ndryshuar situatën në fazën eliminatore të Champions League, me pesë eleminime radhazi nga kompeticioni pas humbjes së ndeshjes së parë.

REAL MADRID – CHELSEA (3-1)
Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, ishte në gjendje për të luajtur 90 minuta në fundjavë, pavarësisht se doli i dëmtuar në Stamford Bridge, por braziliani do të shohë ndeshjen nga jashtë për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë. Ish-lojtari i Chelsea, Eden Hazard mbetet në infermieri së bashku me Iscon, ndërsa qendërmbrojtësi Jesus Vallejo mungon pasi u infektua me COVID-19. Sulmuesi rezervë Luka Jovic ka rikuperuar dëmtimin në kavilje dhe është gati, ndërsa Ferland Mendy që pushoi në fundjavë, duhet të marrë vendin e Marcelos në krahun e majtë, ndërsa Nacho Fernandez duhet të zëvendësojë Militaon e pezulluar. Ancelotti mund të besojë edhe te Toni Kroos e Luka Modric që janë të freskët pasi kanë parë fitoren kundër Getafes nga pankina.

Chelsea ka një numër të ngjashëm shqetësimesh fizike me të cilat duhet të përballet përpara ndeshjes së dytë. Mungesa afatgjatë e Ben Chilëell, bashkë me Callum Hudson-Odoi, i cili ka pësuar një pengesë në rikuperimin e tij nga dëmtimi i tendinës së Akilit janë të ditura. Romelu Lukaku gjithashtu humbi fitoren në Southampton për shkak të të njëjtit problem dhe nuk ka udhëtuar për në Bernabeu, por Cesar Azpilicueta ka rezultuar negativ për COVID-19 dhe është i vendosur të bëjë udhëtimin. Megjithatë, Ross Barkley tani është vetë i sëmurë dhe do të mungojë. Tuchel ishte në gjendje të largonte Havertz, Mount dhe Thiago Silva herët në St Mary’s, por shtylla e Werner mund të mos jetë e mjaftueshme për ta parë atë të ruajë vendin e tij ndaj Hakim Ziyech ose Christian Pulisic.

Formacioni i mundshëm i Real Madrid:
Courtois; Carvajal, Nacho, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Asensio, Benzema, Vinicius Jr

Formacioni i mundshëm i Chelsea:
Mendy; Christensen, Silva, Rudiger; James, Kovacic, Kante, Alonso; Ziyech, Mount; Havertz

BAYERN MYNIH – VILLAREAL (0-1)
Sfida e Allianz Arena është shumë më e hapur. Bayern, me pranimin e vetë Nagelsmann, u fal në ndeshjen e parë nga Villarreal, i cili do të kishte merituar një rezultat shumë më të rrumbullakosur. Gjermanët janë ende favoritë, sepse ata janë një autoblindë e vërtetë në shtëpi, por djemtë e Emery kanë provuar se bëjnë goditje të mëdha.

Një aspekt pozitiv i përplasjes së Bayernit me Villarrealin, për bavarezët, ishte rikthimi i shumëpritur i Alphonso Davies në krahun e majtë, ndërsa edhe Lucas Hernandez ka rikuperuar problemin e kofshës që e mbajti atë jashtë fitores së Augsburgut. Niklas Sule është sërish jashtë i sëmurë me grip dhe Nagelsmann duhet të punojë gjithashtu për mungesën e Bouna Sarr, Corentin Tolisso dhe Eric Maxim Choupo-Moting, por gjithësesi do të kishte qenë surprizë të shihte ndonjë prej tyre të ishte gati. Leon Goretzka u dëmtua në ndeshjen e parë, por ishte mirë që luajti 57 minuta në fundjavë, ndërsa Kingsley Coman gjithashtu do të presë një rikthim në 11-shen e parë.

Villarreal mbetet në formë të mirë për ndeshjen e kthimit duke përjashtuar mungesën afatgjatë të Alberto Morenos, ndërsa sulmuesi Boulaye Dia ende po lufton me problemin e tij muskulor dhe mbetet gjithashtu në dyshim. Siç është bërë e ditur, Emery mori vendimin e jashtëzakonshëm për të bërë 11 ndryshime të plota për përballjen e fundjavës me Athletic dhe duhet të rikthehet te skuadra që e kreu punën në ndeshjen e parë, me Juan Foyth që duket në formë për t’u rikthyer në krahun e djathtë pavarësisht një dëmtimi të frikshëm në fund të ndeshjes. Danjuma, Moreno, Giovani Lo Celso, Dani Parejo dhe Raul Albiol janë të gjithë ndër ata që do të kthehen në formacion për transfertën në Allianz dhe i vetmi ndryshim i detyruar që Emery duhej të bënte në fundjavë ishte për shkak të pezullimit të Pau Torres në kampionat, me qendërmbrojtësin që është gati të kthehet në Evropë.

Formacioni i mundshwm i Bayern Munich:
Neuer; Pavard, Upamecano, Hernandez, Davies; Kimmich, Goretzka; Sane, Muller, Coman; Lewandowski

Formacioni i mundshwm i Villarreal:
Rulli; Foyth, Albiol, Torres, Estupinan; Parejo, Coquelin, Capoue; Lo Celso; Moreno, Danjuma



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *