• |
ide | kryesore

FOTO/ Përplaset me autobusin ish-kampioni kolumbian: operohet në kokë 55 vjeçari, është rëndë

-Instant, Sport



Ish-mesfushori i Kolumbisë Freddy Rincon ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident automobilistik në Cali. Rincon, 55 vjeçar dhe me një të kaluar në Napoli, iu nënshtrua një operacioni në kokë dhe tani është shtruar në repartin e terapisë intensive. “Gjendja e tij është shumë e rëndë”, tha Laureano Quintero, drejtor i klinikës Imbanaco. Makina e Rincon u përplas me një autobus rreth orës 4:30 të mëngjesit në Cali, në jugperëndim të Kolumbisë. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur katër persona të tjerë.

Rincon, një nga lojtarët më ikonik të viteve të arta kolumbiane, bashkë me Valderraman dhe Asprillan, luajti me ekipin kombëtar në Kupat e Botës 1990, 1994 dhe 1998. Në 1985 ai bëri debutimin e tij me America de Cali përpara se të transferohej në Brazil te Palmeiras, në 1994/95 erdhi edhe eksperienca e tij në Serie A me fanellën e Napolit (një sezon me 28 paraqitje dhe 7 gola) që i vlejtën atij kalimin te Real Madrid. Vetëm një sezon në Liga para se të kthehej në Brazil te Palmeiras, pasuar nga përvojat me Corinthians, Santos dhe Cruzeiro.

Duke filluar nga viti 2006 ai kishte nisur karrierën si trajner, përvoja e fundit ishte ajo si zëvendës te Atletico Mineiro në vitin 2010, dhe më pas u bë komentator sportiv.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *