• |
ide | kryesore

Sali Berisha kërkon dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt si kryetar grupi parlamentar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt.

“Rishiko pozicionin sepse ti punon kunder PD per interes te Bashes i cili kontrollohet nga Rama”, ka thënë Berisha, duke shtuar:

“Përbashkimi i PD-së ka patur vështirësi por ekziston një vullnet i gjerë, si në bazë, si te deputët për të zhbërë për një periudhë të shkurter perçarjen por po ju them në këtë kontekst u shpreh publikisht se ne e pranojmë kryetarin e grupit edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra. Duheshin bërë hapa në këtë drejtim. Por një njeri që dha doreheqjën, iku dhe pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të verteta të hidhura si dosjen ruse psh. Une e kam mohuar vetë por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnje tager Alibeaj padit PD-në në gjykatë. Padit nje proces që demokratët e kanë pranuar. Yuri kim ka bërë presion në gjykatë” – tha Berisha.

Ky është një ndryshim i Berishës ndaj Alibeajt, të cilin e ka njohur që prej fillimit si kryetar të grupit parlamentar.

Grupi i PD-së po zhvillon sot mbledhjen e thirrur ditën e djeshme nga Alibeaj. Ky i fundit tha para nisjes së mbledhjes se synimi i këtij takimi është bashkimi i demokratëve.

Lajmi në përditësim… 



6 Comments

  1. Berisha u soll si pushtues me selinë e PD-së, gjë që ka acaruar jo pak ish-kryeministrin, i cili ka kërkuar llogari edhe për kërkesën e Alibeajt ndaj Gjykatës së Apelit për të njohur ndryshimet e Kuvendit të PD në 18 dhjetor 2021, të cilat ndër të tjera përjashtojnë automatikisht nga partia personat e shpallur “non grata”. Ky vendim godet direkt Berishën dhe nëse gjykata e pranon, ai përjashtohet nga PD

  2. lufte per pushtet ne nje parti te shpartalluar Non Grata nuk puth me ne politike vetem vjen verdalle si pordha neper breke Ja ka bere te qarte Amerika neanderthalit te vucidolit

  3. Per te gjithe gomeret dhe hajvanet qe nuk kane as emer,jetoni ne Shqiperi,apo ne amerike?Nese,ju eshte merzitur Shqiperia,ndofta edhe prej gilivileve te amerikaneve,shkoni ku te doni (qofte edhe ne amerike,po ju pranuan),por,nese qendroni,mos fyeni prindet tuaj,qe ju kane lindur ketu,ju kane rritur (ata e dine sesi ),por as bashkeatdhetaret,me te cilet keni ndare cdo te mire dhe te keqe.Pra mos veproni si kolaboracioniste ne mentalitet,se gje ne dore,nuk ju kane lene amerikanet.Zgjidhni,e merrni…..por mos lihni…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *