• |
ide | kryesore

Milanin e shpëtoi fati: Rangnick është trajneri më i keq i Manchester United post-Ferguson

-Instant, Sport



Në pranverën e vitit 2020, Ralf Rangnick ishte vërtetë shumë afër Milanit. Klubi kuqezi po mendonte seriozisht të kthente faqe dhe të shkarkonte Stefano Piolin, por më pas skuadra filloi të koleksiononte fitore dhe paraqitje të mira dhe shoqëria u tërhoq nga ideja. Dy vjet më vonë, kuqezinjtë mund të kenë konfirmimin se sa inteligjent dhe i drejtë ishte ai vendim i atëhershëm i Elliott. Nga njëra anë puna e madhe e Piolit, nga ana tjetër dështimi i trajnerit gjerman te Manchester United. Numrat nuk gënjejnë kurrë dhe tregojnë se ish-tekniku i Leipzig është trajneri më i keq në epokën post-Ferguson: 9 fitore në 22 ndeshje, një përqindje prej 40.9%, më keq se të 7 trajnerët që u përpoqën të bënin Red Devils të mos pendoheshin për tërheqjen e trajnerit legjendar skocez.

Moyes (52.94% e fitoreve), Van Gaal (52.43%), Giggs (50%), Mourinho (58.33%), Solskjaer (54.17%) dhe Carrick (66.67%) nuk ia dolën t’i ndjekin hapat e Fergusonit, por të gjithë e bënë më mirë se trajneri aktual, duke luftuar me një dhomë zhveshjeje të ndarë dhe një krizë rezultatesh që rrezikon të kushtojë edhe objektivin minimal të vendit të katërt, që vlen kualifikimin në Champions League. Në 9 vitet e fundit, ndërsa kushërinjtë e City grumbullonin trofe, Red Devils kanë qenë të detyruar të kënaqen me thërrimet: një Kupë FA me Van Gaal, një Charity Shield, një Kupë Lige dhe një Europa League me Special One. Me pak fjalë, në Milanello ja hodhën paq…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *