• |
ide | kryesore

“Në Madrid për të fituar, do të jetë ndryshe nga e para”: Guardiola i sigurtë, nuk ka më 5-5-0 nga Atletico

-Instant, Sport



I fortë në 1-0 e marrë në Etihad dhe një dominim për të gjitha 90 minutat, Manchester City është favoriti i madh ndaj Atleticos për kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. “Ne do të shkojmë në Madrid për të fituar – tha Pep Guardiola në konferencën për shtyp –. Pres një ndeshje ndryshe nga ajo shtatë ditë më parë. Ata do të luajnë në shtëpi, përballë publikut të tyre dhe në ndeshjet me eliminim direkt, ky është një faktor që i ka dhënë gjithmonë një shtysë të madhe Colchoneros edhe kur ata luanin në ‘Calderon’. Pres një intensitet të madh dhe nëse pësojmë një gol do të bëjmë gjithçka për të shënuar edhe ne”.

Në frontin e dëmtimeve, lajmi i mirë është rikuperimi i Ruben Dias, i cili megjithatë nuk do të jetë në fushë nga minuta e parë. “Ekipi është i gjithi në dispozicion duke përfshirë Ruben Dias, i cili megjithatë nuk do të jetë në gjendje të jetë titullar nesër, pasi ai ka vetëm një seancë stërvitore me grupin në këmbët e tij pas gjashtë javësh pushim. Të flasësh për aktivizimin e tij aktualisht është e parakohshme, por fakti që është rikthyer me ekipin do të thotë se puna e bërë ka qenë korrekte. Të gjithë do të jenë të rëndësishëm në këtë fund të sezonit, përfshirë edhe Ruben”.

Elozhe të mëdha për Ederson. “Ai është një i çmendur. Ndonjëherë mendoj se nuk ndjen asgjë. Ai pëson një gol dhe qëndron i qetë, bën pritjen e jetës dhe asgjë nuk ndryshon. Është gjithmonë i qëndrueshëm dhe i qetë. Një aftësi e shkëlqyer për një portier”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *