• |
ide | kryesore

Pinca për t’i këputur gishtat: ja si ndodhi vjedhja e dhunshme në shtëpinë e Ashley Cole

-Instant, Sport



Ashley Cole dhe familja e tij rikujtojnë momentet e frikës që përjetuan dy vjet më parë para një gjykatësi. Në fakt, orët e fundit para gjykatës së Nottingham Crown është zhvilluar një seancë për grabitjen e pësuar nga familja e ish-lojtarit. Ish-mbrojtësi i majtë, tani bashkëpunëtor teknik i Evertonit dhe ekipit kombëtar të Anglisë U-21, ishte viktimë e një sulmi të dhunshëm në shtëpinë e tij në Fetcham, Surrey, në janar 2020. Hajdutët hynë në shtëpi ndërsa ish-lojtari i Chelsea, partnerja e tij dhe fëmijët ishin në shtëpi. Grabitësit kërcënuan se do t’i prisnin gishtat Cole.

Në gjykatën e Nottingham Crownt u tha se ish-lojtari ishte lidhur me fasheta plastike nga një grup grabitëssh. Hajdutët hynë në shtëpinë e Cole dhe pasi lidhën ish-mbrojtësin e krahut, i kërkuan bizhuteritë dhe orët. Kriminelët e kanë kërcënuar vazhdimisht lojtarin me tortura. Njëri nga burrat, i cili ishte i armatosur me pincë, u thoshte vazhdimisht bashkëpunëtorëve të tij: “T’i presim gishtat”. Duart e Cole ishin spërkatur gjithashtu me një përbërës, në një përpjekje të dukshme për të shkatërruar provat e ADN-së.

AKUZAT E PROKURORIT PUBLIK
Grupi, i përbërë nga maksimumi gjashtë persona, më pas u largua nga shtëpia kur mbërriti policia. Partnerja e ish-lojtarit, Sharon Canu, kishte arriti të fshihej në një dollap dhe të telefononte urgjencën. Në momentin e grabitjes në shtëpi ndodheshin edhe dy fëmijët e vegjël të çiftit. Më pas oficerët identifikuan dhe arrestuan tre të dyshuar. Bëhet fjalë për Kurtis Dilks, Ashley Cumberpatch dhe Andreë MacDonald, të akuzuar se kanë hyrë edhe në shtëpinë e ish-mesfushorit të Tottenhamit, Tom Huddlestone.

Prokurori Michael Brady QC i tha gjykatës se të pandehurit ishin “kush më shumë e kush më pak të përfshirë në një seri vjedhjesh dhe grabitjesh të dhunshme jashtëzakonisht të rënda, të profilit të lartë, të planifikuara me kujdes dhe, nganjëherë, të ekzekutuara pa mëshirë. Në disa raste këto vepra kanë çuar në vjedhjen e sendeve me vlerë qindra mijëra paund. Prania e kryefamiljarëve – nënvizoi në fund Brady – nuk i dekurajoi këta të pandehur. Ata ishin të armatosur për t’i nënshtruar. Për më tepër, prania e fëmijëve nuk i shqetësonte ata”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *