• |
ide | kryesore

Politikanë, personel ushtarak dhe agjentë/ Kryeprokurorja e Ukrainës: Po hetohen 5800 raste të krimeve të luftës ruse

Arkiva, Planet



Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës njoftoi se po hetohen rreth 5, 800 raste të krimeve të luftës ruse.

Në një intervistë për CNN, Iryna Venedektova tha se janë identifikuar më shumë se 500 të dyshuar në hetimin e rasteve, duke përfshirë politikanë ruse, personel ushtarak dhe agjentë propagandistik që e nisën dhe e vazhduan këtë luftë.

“Ne duam t’i ndjekim penalisht këta kriminelë lufte në gjykatat tona ukrainase”, tha më tej Venediktova.

Nga ana tjetër Rusia ka mohuar çdo përfshirje në këto raste duke pretenduar se mizoritë e kryera në Bucha ishin të inskenuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *