• |
ide | kryesore

Pse Rama dhe Berisha heshtën për përfshirjen e Aqif Rakipit në listën e zezë të SHBA

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Çudia më e madhe tre ditë zgjat. Por jehona e Aqif Rakipit në listën e zezë të SHBA zgjati vetëm pak orë. Një heshtje e çuditshme kaploi dy ekstremitetet e politikës, për njeriun që SHBA e konsideroi “ish-deputeti famëkeq nga Elbasani, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri”.

Në fakt Rakipi mund të konsiderohet një fenomen me fuqi mbipolitike në zgjedhjet e 25 Prillit. Dy emrat që zgjodhi ai për kandidatë e thyen herësin të dy. Askush të vjetrit e politikës nuk mund ta bënte këtë. Me djalin e tij, Ornaldo Rakipin mori rreth 16 mijë vota në Tiranë dhe një të afërm, Saimir Hasallën mori rreth 11 mijë e 500 vota në Elbasan.

I vetmi që e komentoi listën e zezë të amerikanëve, është i dërrmuar politikisht. Lulzim Basha e konsideroi Rakipin “një mekanizëm të masakrës zgjedhore, që ka blerë vota për llogari të Edi Ramës”.

“Edi Rama ka sot të gjitha arsyet të ndihet i vetëm, sepse ka humbur një partner pa të cilin nuk mund të kishte ardhur në pushtet” tha ish-kryetari i PD-së, nga oborri i parlamentit.

Fjalët e Bashës e kanë humbur fuqinë. Në 6 Mars, demokratët i kthyen sytë nga Sali Berisha. Votën ia dhanë liderit që nuk bën kompromis as me me bandat, as me të korruptuarit, as me krimin dhe me asnjë zgjatim të pushtetit abuziv të Edi Ramës. Sepse Berisha premton opozitën e ashpër. Vota për të, ishte edhe votë kundër e flirtit me Ramën, të cilit Basha iu dorëzua në jo pak raste.

Por Berisha kësaj radhe heshti. Dy herë e pyetën, për Aqif Rakipin. Dy herë u shmang. Fillimisht gazetarët tentuan t’i merrnin një prononcim në oborrin e kuvendit, ku ai nuk ndaloi, por u tha: “Shkoni pyesni Aqif Rakipin”. Në mbrëmje, i ftuar në studio nga Alfred Lela, u shmang sërish, me një pretekst që të kujton dhëmballën e Pandeli Majkos.

“Unë po vij direkt nga parlamenti dhe kam marrë disa herë fjalën në parlament dhe nuk kam parë shumë se çfarë ka ndodhur, lajmin e mora vesh por duhet të lexoja nja dy gjëra më tepër. Edhe nëse do të kisha lexuar, komentet duhet ti bëjnë dy zotërinjtë. Lobim i pastër korruptiv i George Soros dhe Edi Ramës”– u shpreh ai.

Heshtja e Berishës për Aqif Rakipin, është heshtje e Partisë Demokratike për një nga bashkëpuntorët më të ngushtë të Ramës në 25 Prillin e 2021. Forca më e madhe në opozitë e ka lënë të paqartë marrëdhënien jo vetëm me një furnizues të fuqishëm të votave me Edi Ramën, por edhe me vendimet e Departamentit Amerikan të Shtetit, kur ky përcakton politikanë në listën e zezë.

Rama bëri atë që pritej për mikun e tij të familjes, Aqif Rakipin. Shmangu përgjigjen. Justifikimin e gjeti tek vizita në Berlin. Për këtë temë tha se do të fliste vetëm në “katundin mediatik të Tiranës”. Gazetarët e pyetën gjatë vizitës në Gjermani.

Por a ishte rastësi?

Fakti që lajmi për Aqif Rakipin e gjeti në Gjermani, marrja e grupit të gazetarëve pas vetes, organizimi i një konference atje dhe shmangia e kësaj teme të nxehtë me pretekstin e pozicionit gjeografik, lënë hapësirë për spekulime. A e dinte Rama se Aqif Rakipi do të shpallej non grata? Kur dinte shpalljen e Berishës non grata, pse mos ta dinte edhe se miku i tij do të futej në listën e zezë të SHBA?/Lapsi.al



18 Comments

    1. o lapsi, ca thu o burre, po merret blinken me qifen, spaciatorin personal te rames dhe ylli ndroqin, e kupton se ca nivlei vari karin ka arrit blinken ???

      sidomos me ylli ndroqin i her….

      maksi qija robt

  1. Lapsi,
    Po tallni bythen apo ishit dru kur e shkrut ket “halanizen”

    Dmth, Sala qeka “lideri që nuk bën kompromis as me me bandat, as me të korruptuarit, as me krimin”?!!

    Kjo duhet lexu si rubrike humori, apo pjerdhemendja ju ka cu ne ndonje univers paralel?

  2. Pe pelqeu fraza qe Basha eshte i dermuar politikisht, ndersa Berishes e Rames ju ka qep goja. Qe vjen era m.. kjo nuk diskutohet por problem me interes mbetet te shihet preferenca qe kane shqiptare per llojin e eres.

  3. Sanksionet e fundit të SHBA për Aqif Rakipin apo edhe për Ylli Ndroqin, hedhin poshtë gjithë fabulën mashtruese propogandistike se Basha është një “humbës i madh”, një propogandë kjo e fryrë si nga Berisha, edhe Rama.
    Në Shqipëri , vazhdohet paradoksalisht të heshtet për hajdutin që ka vjedhur lopën, e sulmohet me tërbim si fajtor i vetëm ai të cilit i është vjedhur lopa.
    A nuk sulmohen nga qeveria Rama prokurorët që zbuluan vjedhjen e votave ?
    Përse hesht Berisha për Rakipin e Elbasanit ?
    Sepse me këtë lëvizje të SHBA , sëpari ai krahasohet me Qifen e së dyti bie poshtë akuza për Bashën se është humbës i zgjedhjeve.
    Dikush ngre pyetjen se a e ka ditur Rama akuzën amerikane për Rakipin ?
    Fakti se Taulant Balla që ra shumë në sy si drejtues i fushatës së PS në Elbasan, për lidhjet e tij me grupet mafioze të këtij qyteti, pas zgjedhjeve, e humbi postin e numurit dy të kësaj partie, është tregues se Rama e ka ditur.

  4. Fakti që biri i Aqif Rakipit, padyshim në rrugë korruptive, ishte ndër më të votuarit në PS, rrëzon poshtë edhe abuzimin me vlerësimin e “shumicës” në Shqipëri.
    E pra “shumicat politike” në Shqipëri janë produkt i korrupsionit e jo meritave.

  5. Për herë të parë, Rakipi e pa derën e Kuvendit në vitin 2013 kur duke kandiduar në Elbasan fitoi plot 12,110 vota. Bardhi duhet ta dijë se këto vota shkuan në favor të Sali Berishës dhe koalicionit të tij Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim. Nga ana tjetër Berisha kishte futur në listën e PD-së në Fier Mesila Dodën dhe Shpëtim Idrizin nga PDIU-ja që nxori edhe Rakipin deputet. Se kur i bleu votat Rakipi, nëse i ka blerë, është e qartë. Pra, kur zbuloi mbi 12 mijë çamë në Elbasan në kohën kur zgjedhjet i organizonte Sali Berisha.Sa do te perpiqeni per ti bere te dy njelloj,nuk e ha me populli sapunin per djath,Qifja eshte produkt alla salih karaxhic berisha

    1. Ja po e zemë se vërtetë “qifja është produkt i sali karaxhiç berishës”, siç e cilëson ti, po si e shpjegon faktin se të gjithë të “korruptuarit e saliut”, i bashkohen edvin vuçiç ramës ?
      Nuk kemi asnjë fakt që Berisha të ketë pasur ndonjë miqësi me Karaxhiçin, kurse Edvini e ka deklaruar hapur dashurinë e tij për Vuçiçin e vazhdon ta shfaqë këtë dashuri me “Open Ballkanin”.
      Më i interesuari nga të gjithë që Berisha të rivijë në krye të PD, është ai që intrigoi me të gjitha mënyrat që ai të shpallej non grata nga SHBA.
      Përse edhe mediat e kapura nga Rama në konfliktin midis Berishës e Bashës mbajnë anën e Berishës që e kanë sulmuar gjithmonë ?
      Sepse duke ardhur Berisha si “kryetar i opozitës” në Kuvend, jo vetëm Rama por gjithë deputetët e PD do ta kenë tabelë qitje sa herë ai të hapë gojën, duke e quajtur si “armik i SHBA”
      Për Bashën do të luajnë vetëm me shpifjet e Saliut për te, dhe ai bëri mirë që dha dorheqjen, duke e lënë zbuluar Berishën.
      Pamvarësisht iluzionit të përhapur nga mediat se SHBA përkrah kryeministrin pro Vuçiç, Rama, të gjitha raportet zyrtare vjetore të DASH, e kanë zhveshur lakuriq qeverisjen e tij, si një nga qeverisjet më korruptive në botë.
      Ja pra që “populli e ka ngrënë sapunin për djathe” , me të cilin e kanë mashtruar mediat e lidhura me Ramën.

  6. Po si mund te atakoje dr. Berisha dike qe eshte nongrata, kur ai vete po lufton me dicka te tille? Cfare prisnit te bente? Hipokritin? Po te kos e kishte dicka te tille per veten, ai nuk do ia pertonte? Po ju ose nuk pyesni? Cfare e pengon thesarin te jape te tilla masa per Berishen?

    1. Sepse që të dy janë deri në grykë ne batak. Dita largimit të tyre do jetë frymarrje e lirë per popullin.

    2. Rakipi ishte deputet i PDIU aleate e PD dhe Berishës, dhe akuzojnë nga njëra anë se është deputet i Ramës dhe nga ana tjetër i kërkojnë Berishës që të deklarohet për ish deputetin Rakipi dhe shpalljen e tij “non grata” nga SHBA. Duke akuzuar nën zë se ishte një mbështetës i Berishës, që kur doli deputet, apo me mbështetjen që i bëri “Foltoreve” nga ana financiare, logjistike dhe njerëzore për të rrëzuar Bashën nga drejtimi i PD.

  7. Pse heshti Rama edhe mund te behet pyetje por pse heshti Berisha nuk arrij ta kuptoj pyetjen . Berisha eshte me mize nen kesule per vete dhe nuk mund ti thote Qifes pse krruhesh ? Pastaj Qifja ka dy deputet tek Rama dhe jo Berisha , prandaj pyetjen duhet tja drejtoni palloshit .
    Megjithe kete dilem koti , kjo non grata tregoi se zgjedhjet jane blere ne aleance me krimin , jane blere me leke termeti , jane blere me punesime , jane blere me shantazhe prandaj nuk jane te vlefshme . Duhet te behen zgjedhje te reja por me pare duhet bere kodi i ri zgjedhor dhe te vendosen rregulla te barabarta .

  8. shqiperia vendi me i varfer ne europe, jo vetem qe ka pjerdhur por duhet te ju vijme per ngushellime.rrofte ringjallja e edvin kristaqit!

  9. “Pavarësisht se nuk jam i dënuar për asnjë krim në shkallë të parë apo të fundit, besoj se – për shkak të vendimit të autoriteteve amerikane për të më futur në listën e personave të sanksionuar – është detyrimi im të jap dorëheqje nga pozicionet”, tha Sarajliç.

  10. në vitin 1993, kur Deda gjeti një thes me para dhe i dërgoi në zyrën e Presidentit të Republikës. Presidenti Berisha, kundër vullnetit politik e njerëzor të botës përparimtare, kishte hyrë në ujdi me Bullatoviç, Arkan dhe Millosheviç dhe kishte hapur rubinetin e naftës për armën vrastare. Rrugët e naftës transportonin me gjithçka: Me bote, me karroca, me kova e me serbratorë makinash, që nga liqeni i Shkodrës, në Qafë Morinë- pesë kilometra nga fshati Viçitol, në Dibër e në Qafë Thanë….

  11. Te besosh sot te non grata eshe me keq se te jesh shpellar…. Fatekeqesi kombetare qe kemi kaq shume njerez te trashe qe nuk besojne te AMERIKA…. O Zot kaq shume njerez te trashe ka ky komb, them komb se ka plot gomere ne Kosove qe Amerika ju dha pavarsine dhe keta besojne te Sali non grata…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *