• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia në ndjekje të autorit 28-vjeçar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e djeshme në Tiranë. Dyshohet se një 28-vjeçar me inicialet E.K., banues në Kombinat, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. I., 35 vjeç. 28-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. K., 28 vjeç, banues në Kombinat, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, në Kombinat, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. I., 35 vjeç”, njofton policia.

Ngjarja ka ndodhur dje dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *