• |
ide | kryesore

Ukrainasit konfirmojnë: Rusia ka përdorur armë kimike në Mariupol

Arkiva, Planet



Një sulm kimik mendohet se ka ndodhur ne qytetin Mariupol të Ukrainës, i cili prej ditësh ndodhet i rrethuar nga forcat ruse. Nënkryetari i bashkisë së qytetit Serhiy Orlov ka deklaruar se gjatë një bisede telefonike ka konfirmuar një “helmim kimik” të dorëzuar nga një dron rus.

“Ne nuk mund të japim informacion më të detajuar,” tha ai. “Por ne kemi konfirmim nga ushtria se kjo ka ndodhur.” 

Pretendimi se municionet kimike ishin përdorur kundër Mariupolit fillimisht erdhi nga batalioni Azov, një njësi ushtarake ukrainase me lidhje me të djathtën ekstreme. Nuk është ende e qartë se çfarë dëmtimesh ka pasur ky sulm, por disa nga ushtarët e tij kishin pësuar lëndime të lehta.

Sipas BBC, ky sulm nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur pasi ajo çfarë po ndodh në qytetin port është ende paqartë.
Megjithatë mendohet se forcat ruse so të vazhdojnë të godasin me “çekan” Mariupolin, i cili ndodhet vetëm një distancë e shkurtër përgjatë bregut nga kufiri rus.

Marrja e qytetit është një nga qëllimet kryesore të Moskës në luftë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *