• |
ide | kryesore

Video/ Villareal e Real Madrid gjysëmfinalistët e parë: Emery eleminon Bayern nga Champions, Blancos humbasin por kalojnë në shtesë

-Instant, F1, Sport, Video



Mbrëmje surprizash në cerekfinalet e kthimit të Champions League. Bayern Mynih eleminohet nga Villareal, në fund të takimit në goditjen e parë në kuadrat të spanjollëve. Ndëshkuesi i bavarezëve ishte Chukwueze që mposhti Neuer për të rrëmbyer një barazim 1-1, që e kombinuar me suksesin 1-0 në ndeshjen e parë në La Ceramica vlen gjysëmfinalen. Në Madrid, Real kishte avantazhin e fitores 3-1 në Londër, shkoi pranë eleminimit dhe vetëm me një magji të Modric për golin e Rodrygos e coi ndeshjen në shtesë, për të shënuar më pas edhe golin e 2-3 që nxorri jashtë kompeticionin kampionët në fuqi të Chelsea.

BAYERN MYNIH 1–1 VILLAREAL (0-1)
Arritje e pabesueshme e Villarreal në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve: spanjollët, me një fitore 1-0 në ndeshjen e parë, arritën të barazojnë në fund përballë Bayern Mynih dhe kështu marrin një gjysmëfinale historike. Rezultat legjendar për Nëndetësen e Verdhë, ndërsa për Nagelsmann dhe ekipin e tij mbërriti një dështim i vogël. Bayern e luajti ndeshjen menjëherë përpara, duke e mbyllur Villarreal në zonën e tyre: shumë lojë dhe shumë zotërim topi për bavarezët, por spanjollët u mbrojtën shumë mirë dhe në fakt nuk i lënë asnjë mundësi flagrante kundërshtarit. Në të vërtetë, rasti më i pastër i pjesës së parë ishte në të majtën e Morenos në sekondat e fundit të shtesës, por goditja e sulmuesit përfundoi në pjesën e jashtme të rrjetës. Në pjesën e dytë, megjithatë, muzika ndryshoi pas vetëm gjashtë minutash: lojtarët e Emery u shpërqendruan dhe Coman rrëmbeu topin e shërbeu për Lewandowskit, që mposhti Rullin me një goditje bilardo. 1-0 dhe cështja kualifikim u rihap, me Bayern që vazhdoi të shtyjë dhe të sulmojë ‘kalanë e verdhë’, Villarreali nuk dilte nga zona e tyre, e kur ritmi u ul, e ndeshja dukej e destinuar për kohën shtesë, Villarreal bëri një kundërsulm mjeshtëror që çoi në barazimin e pabesueshëm të Chukwueze në minutën e 87-të: sulmuesi, që sapo hyri, transformoi një asist të Morenos pas një aksioni të shkëlqyer Parejo- Lo Celso. Ishte goli që ngriu Allianz Arenan, goli që vlen gjysmëfinalen për Villarrealin.

REAL MADRID 2-3 CHELSEA (3-1)
Të gjithë ranë në grackë, përsëri. Real Madrid i plagosur, në agoni në lëndinën e Bernabeut u quajt i mbaruar shumë herët dhe fati i ndeshjes, i kualifikimit dhe – kush e di – i kompeticionit, ndryshoi krejtësisht menjëherë. E bëri ai, gjeniu Luca Modric, me asistin e tij prej 35 metrash nga krahu i djathtë me të jashtmen në vrapim e sipër, duke i dhënë mundësinë Rodrygos të shënonte e Real Madrid të ngrinte kokën pas 80 minutash shuplakash të marra nga të gjitha anët dhe nga çdo kënd nga Chelsea i Tuchel, që udhëhoqi deri në 0-3. Më pas, e vendosi kampioni Benzema, në kohën shtesë, duke e kthyer Madridin në Champions League. Doli jashtë një Chelsea i jashtzakonshëm, që për 80 minuta dominimi absolut nga pikëpamja teknike, taktike dhe fizike e mendoi ndeshjen të marrë. Një monolog që i çoi blutë në 3-0, i kompletuar me një gol të anuluar nga VAR ndaj Alonsos, për një prekje të topit me dorë në zonë. Të gjitha me meritë të plotë duke filluar nga një 3-4-1-2 asimetrike që e vuri në vështirësi të madhe qarkullimin e Real Madrid. Pozicioni i Mount mes Modric dhe Carvajal hapi drynin e fortesës së Ancelottit më shumë se një herë, duke zhbllokuar ndeshjen në minutën e 15 dhe duke dhënë në fushë një agresivitet që asgjësoi vendasit dhe ftohu Bernabeun. Rudiger në zhvillimin e një këndi firmosi 0-2 që balancoi sfidën e dyfishtë, më pas Werner me një çerek ore nga fundi ngriu të gjithë stadiumin duke shtrirë përtokë Carvajal dhe Casemiro për 3-0, që u duk vendimtare. Pastaj ndryshimet ose, kushedi, destini. Camavinga dhe Rodrygo ndryshuan fytyrën e ndeshjes me dinamizmin e tyre, por Ancelotti mund të falënderojë boshtin Modric-Benzema për një tjetër rilindje si një Feniks i vërtetë, kur gjithçka dukej e humbur. 1-3 i Rodrygos e zgjati ndeshjen për gjysmë ore. Pastaj mendoi Benzema në kohën e parë shtesë për të shënuar me kokë golin e kualifikimit, pas një topi të rikuperuar nga Camavinga dhe të shërbyer nga Vinicius.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *