• |
ide | kryesore

Video/ Tërbimi i trajnerit brazilian nuk njeh kufi: godet me kokë asistenten e arbitrit

-Instant, Sport, Video



Në futbollin e sotëm është gjithnjë e më e zakonshme të shohësh episode të dhunës së paprecedentë, si në skenat e mëdha ashtu edhe në fushat provinciale. Megjithatë, ajo që ndodhi në Brazil gjatë sfidës mes Desportiva Ferroviaria dhe Nova Venecia, e vlefshme për Campeonato Capixaba, është diçka që shkon përtej çmendurisë. Rafael Soriano, trajneri i miqve, ka goditur me kokë asistenten e arbitrit Marcielly Nietto. Ajo që shkaktoi tërbimin e trajnerit ishte një vendim i zakonshëm arbitral.

Përjashtim dhe shkarkim i menjëhershëm nga klubi i tij. Këto janë vetëm masat e para, të marra ndaj trajnerit të Desportiva Ferroviaria Rafael Soriano, fajtor për goditjen me kokë në hundë të arbitres anësore në ndeshjen kundër Nova Venecia, e vlefshme për play-off-in e Campeonato Capixaba. Në bazë të gjestit tronditës, ishte vendimi i arbitrit Arthur Gomes Rabelo për të fishkëllyer fundin e pjesës së parë pa lejuar ekipin e tij të ekzekutonte një goditje këndi.

Pas refuzimit të lejes për të goditur këndoren, Soriano ka hyrë menjëherë në fushë për të protestuar kundër arbitrit dhe në konfuzionin e përgjithshëm i dha një goditje me kokë vajzës së gjykimit, duke u përjashtuar menjëherë nga fusha. Edhe pse kamerat e fiksuan gjestin e turpshëm, trajneri kishte edhe fytyrë të ankohej në mediat vendase: “Anësorja – tha ai – thjesht po përpiqet të përfitojë nga situata sepse është grua: i shtyu lojtarët dhe tani dëshiron të hiqet se ajo është sulmuar”.

Desportiva Ferroviaria njoftoi menjëherë shkarkimin e trajnerit, duke u solidarizuar maksimalisht me arbitren e linjës: “Ne u përpoqëm të kontaktonim ndihmësen e arbitrit Marcielly Netto për t’i kërkuar falje dhe për të ofruar ndihmën tonë, por nuk arritëm ta kontaktonim. Klubi do të ofrojë gjithashtu asistencë psikologjike profesionale dhe do të kryejë aksione për të luftuar të gjitha llojet e dhunës ndaj grave brenda dhe jashtë stadiumeve të futbollit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *